Flash

FOTO/ Shembet gjatë garës, në Tokyo 2020, çiklisti amerikan: shkaku, hemoragjia cerebrale

Lapsi.al 31 July 2021
FOTO/ Shembet gjatë garës, në Tokyo 2020, çiklisti

Federata Amerikane e Ciklizmit ka lëshuar një deklaratë për shtyp në lidhje me gjendjen e Connor Fields, kampioni olimpik në BMX që dje pësoi një rënie të keqe gjatë garës së Lojërave të Tokios. "Vizitat zbuluan një hemorragji cerebrale, por mjekët ka saktësuar se sportisti nuk ka pësuar dëme të mëtejshme - thuhet në shënim -. Pas një nate nën vëzhgim, Connor ka dalë nga reparti i terapisë intensive, por është ende i shtruar në spital, pasi ka pësuar edhe një brinjë të thyer dhe një edemë pulmonare".

"Ne mund të konfirmojmë se Connor Fields është zgjuar dhe po pret vlerësimet e mëtejshme mjekësore - tha mjeku i ekipit amerikan disa orë më parë -. Ne do të ndajmë përditësime të tjera sapo të bëhen të disponueshme". "Nga pikëpamja orientuese është mirë, ai e di se ku është, mban mend ditëlindjen e tij dhe njeh njerëzit," tha më pas babai i ciklistit. Fields mund të dalë nga institucioni shëndetësor brenda pesë ditësh dhe të kthehet në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI