Flash

Juventus e do Kaio Jorge për 4 mln, Santos e paralajmëron: "Nuk është në skadencë, duhen 15 mln euro"

Lapsi.al 31 July 2021
Juventus e do Kaio Jorge për 4 mln, Santos e paralajmëron: "Nuk

Juventus është në lëvizje për të siguruar talentin e ri Kaio Jorge, por nga Santos i kanë vënë menjëherë pikat mbi i. Së pari duke specifikuar se kontrata e sulmuesit do të përfundojë vetëm në vitin 2023, pastaj duke sqaruar shumën e kërkuar, për ta lënë atë të largohet. “Klubi ka qenë gjithmonë në qendër të merkatos së transferimeve, ne e kemi rritur lojtarin dhe jemi përballur me kostot për rritjen e tij. Lojtari ka një kontratë me Santos deri në vitin 2023, ne flasim me klube të ndryshme dhe presim që të vijnë ofertat. Nuk duam të pengojmë shitjen e Kaio Jorge, por po presim propozime ”, tha Sergio Canozzi, një prej ortakëve të Santos.

"Edhe në Itali kemi Marcelo Galan që po krijon kontakte. Ne po flasim me Juventus, unë vetë kam pasur dy kontakte me Cherubinin duke i thënë atij se nëse ai dëshiron të flasë me Santos mund ta bëjë atë me Marcelon që është në Itali. Benfica ka bërë një ofertë që nuk u pranua nga menaxheri. Mund të përmirësohet, por Benfica ka probleme me atë që i ndodhi presidentit dhe ne preferuam të punojmë me Italinë, ku lojtari do të donte të shkonte. Nuk kam patur asnjë kontakt me Milan, nuk e di nëse ka patur Marcelo, i cili ka autorizimin tonë për të negociuar në Itali dhe Francë. Unë e di se ka një interes nga Monako, ne nuk kemi oferta të tjera konkrete. E dimë që Kaio në Evropë mund të vlejë mbi 20/25 milion euro. Në një situatë normale unë do ta kisha shitur tashmë për atë shumë, pa një agjent që të propozonte gjëra të çuditshme. Në këtë moment është e vështirë të arrihet në një shifër të tillë. Një ofertë prej 15 milion do të merrej parasysh", tha ai për Sky.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI