Flash

Video/ Tokio 2020, Brazili e Meksika përballë në gjysëmfinale: Spanja eleminon Bregun e Fildishtë

Lapsi.al 31 July 2021
Video/ Tokio 2020, Brazili e Meksika përballë në

Spanja u bë gjysmëfinalistja e parë e turneut olimpik të futbollit për meshkuj në Tokio, pasi mundi Bregun e Fildishtë me rezultatin 5-2 në kohën shtesë, në një ndeshje ku ndodhi gjithçka. Furitë e kuqe do të duhet të përballen tani në gjysmëfinale me Japoninë më 3 gusht, ndërsa në tjetrën, Brazili që mposhti Egjiptin do të sfidohet nga Meksika spektakolare.

E të mendosh se, në minutat shtesë, gjithçka të sugjeronte se do të ishin spanjollët ata që do të largoheshin nga Lojërat. Me rezultatin 1-1 (golat e Bailly dhe Olmos në pjesën e parë), në minutën e 91 ishte Gradel, mesfushori 33-vjeçar i Sivasspor (Turqi), që kaloi në epërsi Bregun e Fildishtë. Vetëm se, dy minuta më vonë, mbrojtja prishi gjithçka duke i hapur derën Mir (2-2). Në kohën shtesë, sidoqoftë, nuk pati më histori: dy gola të tjerë nga Mir dhe një nga Oyarzabal i lejojnë Spanjës të kalojë në katër më të mirat dhe të vazhdojë të shpresojë për një medalje.

https://www.youtube.com/watch?v=96Mdm4GoSy8

Nuk shënoi askush për më shumë se dy orë në ndeshjen midis Zelandës së Re dhe Japonisë të kapitenit Yoshida. Penalltia vendimtare është e tij, ajo e 4-2 që vlen gjysmëfinalen pas 0-0 në 120'. Në anën tjetër, Brazili dhe Meksika do të takohen në gjysëmfinale, në një sfidë që premton spektakël. Një gol nga Cunha, në një asist të Richarlison, ishte i mjaftueshëm që verdhejeshilët të eleminojë Egjiptin. Meksika, ndërkohë, zgjodhi goleadën: 6-3 ndaj Koresë së Jugut me një dygolësh për secilin nga Martin dhe Cordova.

https://www.youtube.com/watch?v=MHsD1v9WNI8

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI