Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Crouch: “Natën shkoj në shtrat me gruan time e… Beckham”

Lapsi.al 16 August 2021
Crouch: “Natën shkoj në shtrat me gruan time e…

Në fushë, gjërat shkuan shumë mirë për Peter Crouch. Sulmuesi e përfundoi karrierën e tij me shumë arritje, mes skuadrave të mëdha dhe fanellës së kombëtares së Anglisë. E ish-sulmuesi i Liverpoolit ka gjetur tani një rrugë të re për të tërhequr vëmendjen, atë të tregimit të historive. Ai me sa duket di të përdorë fjalët ashtu siç bëri me topin në fushën e gjelbër. Deri në pikën që librat e tij janë një sukses kombëtar dhe se podkasti i tij javor është një nga ngjarjet kult të javës për dëgjuesit e radios. Për të mos përmendur intervistat. Kur Crouchy flet, e qeshura është e garantuar.

JETA MARTESORE - Prandaj, në një rrëfim shumë të veçantë për Daily Star, sulmuesi shtatlartë kthehet për të folur për jetën familjare. Crouch shpesh e ka bërë të qartë se gruaja e tij, modelja Abbey Clancy, nuk di shumë për futbollin dhe madje e telefononte edhe dhjetë minuta para fillimit të ndeshjes për ta pyetur se ku ishte. Por, sa i përket veshjeve, natyrisht, autoriteti në shtëpi është ajo. Dhe kështu, meqenëse Peter ka disa probleme në gjetjen e veshjeve që i përshtaten dy metrave lartësi të tij, zonja Crouch kujdeset për të. "Abbey zgjedh rrobat e mia dhe ajo është shumë e mirë për këtë. Kur shkoj me të dhe më gjen xhinse që më përshtaten, është gjëja më e mirë në botë." Në fund të fundit, nëse rrinë mirë, ia vlen të blihen disa: "Unë kam disa këmisha që më përshtaten në mënyrë perfekte. Por zakonisht mëngët janë shumë të shkurtra për dikë si unë".

BECKHAM - Por shija e Abbey për modën ka krijuar disa probleme mjaft të veçanta në shtëpinë e Crouch. Si fakti që duhet të flejë cdo natë me gruan e tij e ... me David Beckham. "Linja e modës e Davidit gjithashtu ka pizhame dhe fustane. E duke qenë se më rrinë mirë, Abbey më bleu disa. Sigurisht, është një gjë e çuditshme të shkosh në shtrat me... pizhamet e Becks!" Por duke pasur parasysh vështirësitë në gjetjen e veshjeve të përshtatshme për një person kaq të gjatë, Crouch përfundimisht mund të mësohet me këtë situatë. Në fund të fundit, ai dhe Spice Boy ndanë dhomën e zhveshjes së ekipit kombëtar për disa vjet. Pra, nuk është se ka shumë vend për t’u ... turpëruar!

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI