Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Muller, historia e dashurisë me një punonjëse hoteli në Shqipëri e kontrata për 1 ndeshje kundër Flamurtarit

Lapsi.al 16 August 2021
Muller, historia e dashurisë me një punonjëse hoteli në

Myler realizoi dygolësh në finalen e Kampionatit Europian 1972 dhe golin vendimtar në finalen e Botërorit 1974, që u fitua nga Gjermania, në Shqipëri erdhi vetëm dy herë në 1967 e 1971, donte të kthehej me cdo kusht përsëri, i dashuruar me një punonjëse hoteli shqiptar, madje duke propozuar edhe një kontratë për vetëm një ndeshje kur ishte 40 vjec.

Müller dëshiron edhe një rikthim, në përfundim të karrierës së tij, për një ndeshje, duke futur në konfuzion klubin e Helsinkit. Muller donte me cdo kusht Shqipërinë, pasi në vitin 1967 u dashurua me një punonjëse shqiptare të hotelit. Gjatë gjithë karrierës së tij të lojës, Müller priste që Gjermania Perëndimore ose Bayern Munich të shortoheshin për t'u përballur me ekipin shqiptar, por kjo ndodhi vetëm një herë, në 1971.

Kështu, në 1985, ambicjet e Müller u drejtuan nga HJK, që përballej me Flamurtarin e Vlorës. Müller dëshironte të nënshkruante një kontratë për një ndeshje me HJK. "Po, është e vërtetë. Nuk mbaj mend gjithçka për rastin. Pyes veten nëse kishte ndonjë menaxher apo përfaqësues që e ofroi atë", tha presidenti aktual i nderit i HJK, Markku Peltoniemi, në vitin 2017. Ëndërra e Muller dështoi në pamundësinë e tij. Müller ishte 40 vjeç atëherë, dhe pamja e tij fizike nuk i ngjante më atij të një futbollisti.

MESAZH NGUSHËLLIMI NGA PRESIDENTI DUKA

Gjermania dhe bota e futbollit janë në zi për Gerd Mylerin, një nga sulmuesit më mirë të të gjitha kohërave dhe fitues i shumë trofeve me Bajernin e Mynihut dhe Gjermaninë, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Pas marrjes së lajmit të hidhur, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një telegram ngushëllimi drejtuesve të Federatës Gjermane të Futbollit ku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e legjendës së futbollit gjerman dhe botëror.

“Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të doja të shpreh hidhërimin tonë për humbjen e Gerd Myler dhe në të njëjtën kohë t’i shpreh ngushëllimet tona të sinqerta, jo vetëm familjes së tij, të dashurve të tij, por edhe komunitetit botëror të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij drejtuar Federatës Gjermane.

Gerd Myler ka qenë padyshim një nga futbollistët më të mëdhenj të Gjermanisë, duke shkruar historinë përmes golave dhe rekordeve. Për Bajernin, ai ka shënuar 566 gola në 607 ndeshje, duke fituar Kupën e Kampioneve për tre vite radhazi (1974, 1975 dhe 1976), ndërkohë që me Gjermaninë ka shënuar 68 gola në 62 paraqitje.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI