Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Nga karrigia me rrota te golat me Barcelonën, fëmijëria dramatike e Braithwaite: “Ata luanin, unë qaja”

Lapsi.al 16 August 2021
Nga karrigia me rrota te golat me Barcelonën, fëmijëria dramatike

Kur mbërriti në Barcelonë, Martin Braithwaite u prit me një përzierje mosbesimi dhe ironie. Në fund të fundit, blaugranat duhej të zëvendësonin Dembele, i dëmtuar për disa muaj, e kishin përdorur një rregull të La Liga për të marrë danezin në shkurt, duke e rrëmbyer atë nga Leganes. Por zgjedhja e sulmuesit kishte lënë shumë mëdyshje, sepse sigurisht që nuk ishte një emër që shumë do ta kishin përafruar me katalanasit. Më shumë se një vit më vonë dhe debutimi në Liga si protagonist në ndeshjen e parë post-Messi, Braithwaite ka treguar se mund të konkurojë në skuadrën e Barçës, duke dhënë kontributin e tij kur thirret në cështje, duke lënë jashtë edhe shokët e skuadrës më të njohur si Griezmann. Por jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë.

KARRIGIA ME RROTA - E ka rrëfyer vetë futbollisti danez për CNN, se fëmijëria e tij u shënua nga një sëmundje e rëndë, ajo e Legg-Calvé-Perthes, një sindromë degjenerative pediatrike e femurit. Një situatë që për një periudhë kohe e bëri atë të përfundonte në një karrige me rrota, pa pasur asnjë parashikim për të ardhmen. Diçka që e bën të ndihet keq edhe sot. "Unë nuk kam shumë kujtime sepse ishte një moment shumë i trishtuar. Shihja të gjithë fëmijët e tjerë që vraponin, buzëqeshnin, luanin, ishte një periudhë vërtet e vështirë e jetës sime. Mbaj mend ndjenjën e të mos diturit se si t'ia shpjegoj të tjerëve, turpin se isha ndryshe. Unë nuk e doja atë lloj vëmendjeje". Jo saktësisht fëmijëria tipike e një futbollisti, të paktën në pamje të parë. Por Braithwaite është dëshmia se nga momentet më të këqija mund të kthehesh edhe më i fortë.

ËNDËRRA - Për fat të mirë, situata shkoi duke u përmirësuar me kalimin e kohës dhe danezi ka rimarrë lëvizshmërinë e plotë. E mundi edhe t'i përkushtohej asaj që ka qenë gjithmonë ëndrra e tij, të zbriste në fushë pas një topi dhe të kthehej në një yll. "Gjithmonë kam dashur të jem futbollist, që kur isha shumë i ri nuk kisha asgjë tjetër në kokën time. E nuk kisha një plan B, sepse kur nuk ke një plan B nuk shpërqendrohesh nga objektivi. Por i imi ishte një udhëtim nga Ferri". Për fat të mirë, u zgjidh me një situatë shumë të lakmueshme: i pasur, i famshëm dhe i veshur me fanellën e Barcelonës. Ishte një udhëtim i ndërlikuar, por tani Braithwaite ka përse të buzëqeshë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI