Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Cristiano Ronaldo te Real Madrid, e do Ancelotti: Chiringuito lëshon 'bombën', mbi CR7 edhe City e PSG

Lapsi.al 17 August 2021
Cristiano Ronaldo te Real Madrid, e do Ancelotti: Chiringuito lëshon

Cristiano Ronaldo është në ikje e sipër. Destinacioni nuk është akoma i sigurtë por shumë të dhëna, tashmë, e japin larg Torinos e Juventus. Zërat e fundit vijnë nga Spanja me Carlo Ancelottin që e kërkon me insistim që portugezi të kthehet te Real Madrid. Lajmi u bë publik nga transmetimi El Chiringuito dhe përmbys disi të gjitha planet. Edhe pse portugezi dukej se i ishte afruar shumë PSG-së me Mbappe që ishte i destinuar të largohej për në kryeqytetin spanjoll dhe gati për të veshur fanellën e lavdishme blancos.

Ai që zbuloi thashethemet e fundit të merkatos ishte Edu Aguirre, një mik i vjetër i Cristianos i cili tha: "Flasim për të ardhmen e afërt, jo për qershorin e vitit 2022. Ekziston mundësia që gjithçka të ndodhë para 1 shtatorit. Ka telefonata të vazhdueshme dhe mendoj se është një marrëveshje e mundshme. Carlo Ancelotti dëshiron të marrë Cristiano Ronaldon përsëri në Madrid, është e gjitha e vërtetë. Ai këmbëngul në një kthim të bujshëm të Ronaldos te Real. Marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë ".

Me pak fjalë, një rikthim te Reali nuk duket larg, të paktën sipas të rejave të fundit që vijnë nga Spanja. Pastaj ka edhe negociata të tjera që e shohin Ronaldon si protagonist sepse në Francë tashmë po flasin për bashkimin, për herë të parë, të dyshes së shekullit Messi-CR7. Fantazi futbolli? Ndoshta, por në këtë rast Mbappé do të ishte i zgjedhuri i Florentino Perez. Më e vështirë, shumë më larg realitetit, mbërritja e CR7 te City i Guardiolas.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI