Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Bastet e japin të sigurtë fituesin e Serie A: ja favoritët për titullin kampion

Lapsi.al 16 August 2021
Bastet e japin të sigurtë fituesin e Serie A: ja favoritët

Ka nisur java që çon në raundin e parë të Serie A. Pas një vere miqësoresh, revolucionesh dhe pritjesh, tani radhën e ka fusha: nis gjithcka të shtunën në 18.30 me Inter-Genoa dhe Verona-Sassuolo, me javën që do të mbyllet të hënën me ndeshjen Cagliari-Spezia (18.30) dhe Sampdoria-Milan (20.45). Bëhet gati të fillojë një sezon i pasur, i gjatë dhe intensiv: kush do të kurorëzohet kampion i Italisë për 2021/22?

DERBI I ITALISË — Pas nëntë vitesh sundimi të Juventus, stema e kampionit do të jetë në fanellat e Interit. Pyetja e parë lind natyrshëm: a do të jenë në gjendje zikaltrit të mbrojnë titullin që e ndoqën për njëmbëdhjetë vjet? Shumë gjëra kanë ndryshuar: Conte, Lukaku dhe Hakimi (si dhe Pintus dhe Oriali) përshëndetën klubin, Simone Inzaghi mbërriti në pankinën zikaltër, ndërsa në merkato, shoqëria po punon për të forcuar skuadrën. Sipas bookmaker, në vijën e parë për triumfin në kampionat, favoriti është një tjetër: Juventusi "i ri" i Massimiliano Allegri, i cili u kthye te bardhezinjtë me qëllimin e qartë për të sjellë titullin në Torino.

TË TJERAT — Pastaj janë të tjerët, mes vazhdimësisë e shkatërrimit në lidhje me sezonin e kaluar. Te zërat e parë futet Milan dhe Atalanta, të cilët rifillojnë respektivisht nga Stefano Pioli dhe Gian Piero Gasperini: Djalli dhe Perëndesha do të jenë të impenjuar gjithashtu në Ligën e Kampionëve dhe, në letër, ata janë rivalët më të akredituar që do të përpiqen të shqetësojnë Juventusin dhe Interin. Në pritje që javët e fundit të merkatos ti përziejnë disi kartat, kujdes duhet bërë nga dy romanet. E këtu kureshtja është e madhe: a do të mundet Mourinho ta kthejë Romën në majë? Ndikimi mediatik i portugezit nuk diskutohet, por cilat mund të jenë ambiciet e vërteta të verdhekuqve? Pastaj është Lazio e Maurizio Sarrit, i cili u kthye në Itali pasi fitoi titullin me Juventusin në sezonin 2019/20: ndryshimi i kursit në krahasim me menaxhimin e Inzaghit është i dukshëm. A mund të jetë bardhekaltrit një minë vagante në kampionatin e ardhshëm? Shumë pyetje, që përgjigjet do ti marrin vetëm në fund të sezonit: Serie A është gati të kthehet.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI