Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Inter, Juventus e Atalanta në shtator, në Champions, pa kampionët e mëdhenj: i gjithë faji i Kupës së Botës

Lapsi.al 17 August 2021
Inter, Juventus e Atalanta në shtator, në Champions, pa kampionët

Kualifikueset për Kupën e Botës rrezikojnë t'i vënë në vështirësi ekipet e mëdha të Serie A, veçanërisht në funksion të ditës së parë të Ligës së Kampionëve. Pas njoftimit për shtyp të FIFA-s, që autorizoi ndryshimin e kalendarit për dy ndeshjet e humbura për shkak të Covid në pranverë, Conmebol ka zyrtarizuar datat e reja: në shtator dhe tetor nuk do të ketë 2, por 3 ndeshje, siç ndodhi në Evropë.

Kjo do të thotë që në shtator ndeshja e fundit do të luhet natën mes datës 9 dhe 10 e se ekipet evropiane do të jenë në gjendje ti kenë lojtarët e tyre në dispozicion jo më herët se të shtunën ose të dielën. Një problem i madh për italianet në Champions, duke qenë se ndeshjet e para të grupit do të luhen më 14 dhe 15 shtator.

KALENDARI— Kalendari i javës së tretë të Serie A do të kushtëzohet në mënyrë të pashmangshme, përvec Champions (shorti do të hidhet në 26 gusht në Nyon), edhe nga impenjimet e ekipeve kombëtare: kushdo që luan në Kupë të martën do të jetë në gjendje të kërkojë të luajë të shtunën, por me rrezikun që të mos ketë në skuadër amerikano-jugorët. Juventus, pas pauzës, do të shkojë në transfertën e Napolit dhe mes lojtarëve të tij të grumbulluar në kombëtaret e Amerikës së Jugut janë Dybala, Danilo, Alex Sandro, Cuadrado dhe Bentancur. I njëjti problem për Atalantën, të cilët rrezikojnë të përballen me Fiorentinën pa Musso, Muriel dhe ndoshta Zapata (thirrja në dyshim për shkak të një problemi në gju) dhe Inter, që do të shkojë në shtëpinë e Sampdorias me dilemën Vidal, Vecino, Lautaro dhe Sanchez (dy të fundit të dyshimta për shkak dëmtimi).

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI