Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Pyetja provokuese e bën Osakan të shpërthejë në lot në konferencë: "Gazetarë bullistë"

Lapsi.al 17 August 2021
Pyetja provokuese e bën Osakan të shpërthejë në lot
Në konferencën e parë për shtyp në cirkuit, pas "rastit" që shpërtheu në Roland Garros kur Naomi Osaka vendosi të hiqte dorë nga takimet e saj me mediat, tenistja ka nisur të qajë në konferencë për shtyp, pas një pyetjeje provokuese nga një reporter i Enquirer: "Si është e mundur që ju gëzoni përfitimet e të qenit një atlete e nivelit të lartë dhe nuk doni të merrni pjesë në konferenca për shtyp?" ishte provokimi. Naomi filloi të përgjigjet, por pak më vonë ndaloi dhe filloi të qajë. Kështu konferenca u ndërpre, për të rifilluar pa probleme pak më vonë. "Sjellja bulliste e atij gazetari është arsyeja pse marrëdhëniet mes lojtarëve dhe shtypit po tensionohen gjithnjë e më shumë," komentoi menaxheri i Osakas, Stuart Duguid. Konferencën e fundit për shtyp, Naomi Osaka e kishte dhënë pas ndeshjes në Internazionali në Romë, më pas kriza e vendimi për të anashkaluar Ëimbledon. Japonezia u kthye në Tokio, ku ndezi zjarrin olimpik, por u largua nga skena shumë herët, në raundin e 3-të: "Do të më pëlqente të bëja më shumë, por gjithmonë do t'i mbaj me vete kujtimet e Olimpiadës". SHPËRBLIMI PËR HAITIN — Pas episodit, Osaka vazhdoi t'u përgjigjej pyetjeve të mediave të akredituara, madje u shty për të folur edhe për Haitin, e tronditur nga një tërmet shkatërrues. Babai i Naomit është Haitian dhe atje ajo ka një fondacion që merret me afrimin e fëmijëve me tenisin: "Jam duke menduar se si t'i ndihmoj, si të bëj diçka konkrete - tha japonezja -, patjetër që do të dhuroj çmimin e turneut për viktimat, por unë dua të bëj shumë më tepër".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI