Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Debutimi i Hysaj 'peng' i Correas: katër blerjet e Lazios mund të humbasin ndeshjen me Empolin

Lapsi.al 17 August 2021
Debutimi i Hysaj 'peng' i Correas: katër blerjet e Lazios mund

Vera e Lazios është shumë e veçantë. Pas lamtumirës së papritur të Simone Inzaghi (sepse erdhi disa ditë pas konfirmimit) e ardhjes së Sarrit, klubi bardhekaltër ka lëvizur pak në merkato, por për momentin katër fytyrat e reja nuk janë regjistruar ende. Nëse Lotito nuk arrin të kryejë një transferim të rëndësishëm deri të premten në orën 12, Elseid Hysaj, Felipe Anderson dhe dy të tjerët do të humbasin ndeshjen kundër Empolit.

Problemi lidhet me indeksin e likuiditetit të imponuar nga FIGC, ose më saktë raportin mes shpenzimeve dhe të ardhurave të llogaritura gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore. Limiti është 0.6 dhe Lazio aktualisht është shumë mbi këtë vlerë, që për tu ulur kërkon një shitje të rëndësishme.

Rikthimi i Felipe Anderson, por edhe ardhja e Hysajt, i riu Luka Romero dhe Kamenovic janë pra në pritje për Serie A, si dhe rinovimi i kontratës së Stefan Radu. Për të qenë në dispozicion kundër Empolit ata do të duhet të regjistrohen deri të premten në orën 12, që do të thotë se duhet të ketë një likuiditet të konsiderueshëm deri në atë datë.

Për këtë vlen shitja e Joaquin Correa, në negociata me klube të ndryshme në Evropë. Përndryshe, duhet një rritje kapitali që garanton një injeksion të parave të mjaftueshme për të zyrtarizuar këto regjistrime në pritje. Presidenti Lotito është shprehur se është i qetë: "Me mua, rezultati është i garantuar, nuk ka shqetësim, ne do ti federojmë të gjithë në minutën e fundit".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI