Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

"Mjaft luajtët me emrin tim": Ronaldo, postim si nuk e kishte bërë kurrë më parë

Lapsi.al 18 August 2021
"Mjaft luajtët me emrin tim": Ronaldo, postim si nuk e kishte
Me një postim të gjatë në Instagram, Cristiano Ronaldo ka ndërhyrë në mënyrë vendimtare, ashtu si di ai, duke mbyllur të gjitha thashethemet për të ardhmen e tij. "Më shumë sesa mungesa e respektit për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze me të cilën e ardhmja ime mbulohet nga media është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira - shkruan portugezi - Historia ime me Real është shkruar. Po e thyej heshtjen time tani për të thënë se nuk mund t'i lejoj njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim ". POSTIMI I CRISTIANOS "Kushdo që më njeh e di se sa i fokusuar jam në punën time. Më pak fjalë dhe më shumë veprime, kjo ka qenë motoja ime që nga fillimi i karrierës. Megjithatë, në dritën e gjithçkaje që është thënë dhe shkruar kohët e fundit, unë duhet të marr një pozicion. Më shumë se mungesa e respektimit për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze me të cilën e ardhmja ime mbulohet në media është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira në këto zëra, si dhe ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre. Historia ime me Real Madrid është shkruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në rekorde dhe arritje. Është në Muzeun e Stadiumit Bernabeu dhe është gjithashtu në mendjen e çdo tifozi të klubit. E përtej asaj që mora, mbaj mend se në ato nëntë vjet kisha një marrëdhënie me afeksion dhe respekt të thellë me "tifozëerinë merengue", një afeksion dhe respekt që e kam ende sot dhe që gjithmonë do ta ruaj. E di që tifozët e vërtetë të Real Madrid do të vazhdojnë të më kenë në zemrat e tyre dhe unë do t'i kem ata në timen. Përveç këtij episodi më të fundit në Spanjë, ka pasur lajme dhe histori të shpeshta që më shoqërojnë me një numër klubesh në kampionate të ndryshme, pa u shqetësuar askush që të përpiqet të zbulojë të vërtetën. Unë po e thyej heshtjen time tani për të thënë se nuk mund t'i lejoj njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Unë qëndroj i fokusuar në karrierën dhe punën time, i përkushtuar dhe i përgatitur për të gjitha sfidat me të cilat përballem. Gjithçka tjetër? Çdo gjë tjetër janë vetëm fjalë”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI