Flash

Gjesti i bukur i polakes: shiti medaljen e Tokyo 2020 për të financuar ndërhyrjen në zemër të një fëmije 8 muajsh

Lapsi.al 17 August 2021
Gjesti i bukur i polakes: shiti medaljen e Tokyo 2020 për të financuar

Sportistja polake e hedhjes së shtizës Maria Andrejczyk nxorri në ankand medaljen e argjendtë që ajo fitoi në Tokio 2020 për të ndihmuar në financimin e një operacioni në zemër për ti shëtuar jetën në SHBA një fëmije tetë muajsh që nuk e kishte takuar kurrë. Atletja olimpike arriti të sigurojë 130,000 euro, pothuajse gjysma e kostos së të gjithë operacionit (280,000).

25-vjeçarja ka shpjeguar në profilet e saj sociale arsyen e gjestit fisnik: "Nuk m'u desh shumë kohë për të vendosur, ishte mbledhja e parë e fondeve në të cilën mora pjesë dhe e dija se ishte e duhura - shkroi ajo -. Miloszek ka një defekt serioz në zemër dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjike. Për këtë arsye unë po e nxjerr në ankand medaljen time të argjendtë olimpike".

Andrejczyk mundi kancerin e kockave me të cilin u diagnostikua në 2018 dhe fitoi një medalje argjendi në Lojërat japoneze, pasi përfundoi e katërta në Rio 2016.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI