Mbrëmje surprizash në ndeshjet e para të raundit të playoff për kualifikueset në Champions League. Shakhtar Donetsk i De Zerbit bën goditjen e madhe 0-1 në fushën e Monaco me një gol të Pedrinhos e i detyron kështu të besuarit e Kovac të shpresojnë në përmbysjen në kthim, për të qendruar në kompeticion. Në ndeshjet e tjera Sheriff Tiraspol, moldavët që e nisën aventurën duke shpartalluar në raundin e parë kampionët e Shqipërisë, Teutën, i kanë dhënë një 3-0 të frikshme Dinamos së Zagrebit, ndërsa Salizburg thyen Brøndby 2-1 në kohën shtesë.
CHAMPIONS LEAGUE - QUALIFICATION
FC Salzburg 2 - 1 Broendby IF
FC Sheriff 3 - 0 Dinamo Zagreb
Monaco 0 - 1 Shakhtar Donetsk
EUROPA LEAGUE - QUALIFICATION
FK Crvena Zvezda 4 - 0 CFR Cluj