Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

“Gasperini më sulmoi fizikisht”: Gomez zbuloi arsyen e lamtumirës nga Atalanta

Lapsi.al 18 August 2021
“Gasperini më sulmoi fizikisht”: Gomez zbuloi arsyen e

Ajo e Papu Gomez me Atalantën ishte një histori dashurie që zgjati gjashtë vjet, por pa një fund të lumtur. Ish-sulmuesi zikaltër, tani tek Sevilla, është kthyer të flasë për lamtumirën e ashpër në janar, duke dhënë një intervistë për ‘La Nación’, në të cilën zbuloi grindjen e egër me teknikun Gasperini që solli në vendimin për tu larguar: "Në dhomën e zhveshjes ai i kaloi kufijtë dhe u përpoq të më sulmonte fizikisht".

"Duhet të kem gabuar dicka - shpjegon Papu - sepse në një ndeshje të Ligës së Kampionëve (kundër Midtjylland) nuk iu binda një indikacioni taktik. Kishin mbetur dhjetë minuta nga pjesa e parë dhe trajneri më kërkoi të lëvizja në të djathtë, ndërsa unë isha shumë mirë në të majtë. I thashë jo. Imagjinoj se përgjigjja kështu, në gjysmë të ndeshjes dhe para kamerave, krijoi situatën perfekte që ai të zemërohej. Në atë moment e kuptova se do të zëvendësohesha në pjesën e parë dhe kështu ndodhi. Në dhomën e zhveshjes, megjithatë, ai i tejkaloi kufijtë dhe u përpoq të më sulmonte fizikisht ".

"Aty thashë mjaft - vazhdon Gomez - Mund të diskutojmë, por agresioni fizik është i patolerueshëm. Kërkova një takim me Presidentin Antonio Percassi dhe i thashë se nuk do të kisha probleme për të vazhduar. E kuptova që kisha gabuar, se si kapiten nuk isha sjellë mirë dhe se kisha qenë një shembull i keq duke mos iu bindur trajnerit, por gjithashtu i thashë se doja ndjesën e Gasperinit”.

Ndjesa që nuk erdhën kurrë: "Të nesërmen pati një takim me të gjithë ekipin. I kërkova falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës për incidentin, por nuk kam marrë asnjë ndjesë. Si duhej ta kuptoja këtë? Isha gabim dhe ai bëri diçka të drejtë? Gjithçka filloi prej aty. Pas disa ditësh i thashë presidentit se nuk doja më të punoja me Gasperinin te Atalanta. Ai u përgjigj se nuk do të më linte të shkoja dhe për këtë arsye filloi një krah i hekurt për të cilën e pagova unë: përfundova jashtë skuadrës. E tani tifozët e mësuan të vërtetën” përfundoi Papu Gomez.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI