Flash

Mbappé i është rrëfyer shokëve të Psg: "Unë do të qendroj këtu"

Lapsi.al 18 August 2021
Mbappé i është rrëfyer shokëve të Psg:

Sipas të dhënave të Cadena SER, tratativa torturuese Mbappé-Real Madrid ka përfunduar me njoftimin e bërë nga kampioni i ri francez, i cili i ka zbuluar shokëve të tij të skuadrës në dhomat e zhveshjes së PSG: "Unë do të qëndroj këtu". Për të paktën një vit tjetër ëndrra për të veshur 'camiseta blanca' dhe për të luajtur në Bernabeu është e destinuar të mbetet e tillë. Klubi parisien, përkundër rrezikut për ta humbur atë në një transferim falas në fund të sezonit, është i kënaqur që mund ta reshtojë në tredhëmbëshin përrallor të kompletuar nga Neymar e Messi. Pas një viti do të flitet përsëri për të, me mundësinë, sidoqoftë, për të vënë nën kontratë Cristiano Ronaldon pa pasur nevojë ti paguajnë asgjë Juventusit, i cili, në këtë pikë, është i destinuar të mbajë portugezin edhe për një sezon tjetër.

Edhe Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, ka konfirmuar lajmin tek disa lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik dhe drejtues të klubit, duke i siguruar se Mbappé do të qëndrojë në Paris për të paktën një vit tjetër, pavarësisht nga të gjitha zërat e verës që e jepnin të sigurtë një largim të tij për në Madrid.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI