Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Video/ "Të pritëm gjatë, por ia vlejti": Juventus mirëpret Locatellin, debutimi në Udine

Lapsi.al 18 August 2021
Video/ "Të pritëm gjatë, por ia vlejti": Juventus
Mbërritja rreth mesnatës në JHotel dhe paraditen e sotme menjëherë në JMedical për ekzaminimet mjekësore. Në këtë mënyrë e ka filluar Manuel Locatelli aventurën e tij me Juventus, pas një negociate të gjatë mes bardhezinjve e Sassuolos. Me këmishë të bardhë, një përshëndetje për qindra tifozët e pranishëm e, më pas, të gjitha testet para firmës në kontratë: një pesëvjeçare prej 2 milionë në sezon me shpërblime që do të rrisin pagën deri në 3. Mesfushori i kombëtares italiane, i datëlindjes 1998, është përforcimi i kërkuar nga Max Allegri dhe vjen me një huazim dyvjeçar, me detyrimin e blerjes të caktuar në 35 milionë. Të dielën në Udine mund të bëjë debutimin. "Të pritëm për një kohë të gjatë, por ia vlejti", i bërtitën tifozët e Juventusit para JMedical. Locatelli e donte Juven me çdo kusht, por për marrëveshjen mes dy klubeve u deshën pesë takime, i fundit prej të cilave dje në Forte dei Marmi në shtëpinë e CEO-s së Sassuolos Giovanni Carnevali. Në fund, klubi jeshilzi mori atë që deshte nga detyrimi i blerjes, nga ana e tyre bardhezinjtë morën lojtarin shumë të dëshiruar për të përforcuar mesfushën me një dyvjeçar falas. E Locatelli sheh debutimin e tij që të dielën, në javën e parë të kampionatit, në Udine, duke pasur parasysh situatën emergjente në mesfushë: Arthur dhe Rabiot janë të dëmtuar dhe McKennie është i skualifikuar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI