Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Video/ Champions: Uzuni kërkoi penalltinë dhe e humbi, Ferencvaros në lojë vetëm falë Boli

Lapsi.al 18 August 2021
Video/ Champions: Uzuni kërkoi penalltinë dhe e humbi, Ferencvaros

Benfica arrin të fitojë ndeshjen e parë të playoff të Champions League kundër Psv: portugezët ia dalin të imponohen në të parin nga dy ndeshjet e mëdha, duke fituar 2-1 në da Luz falë golave të Silva (10') e Ëeigl (42'). Vlen për të shpresuar goli i Gakpo (51') për hollandezët, për ndeshjen e kthimit. Arritje e madhe e Young Boys që, në inferioritet numerik nga minuta e 25', fitojnë 3-2 në shtëpi kundër Ferencvaros. Sukses i brendshëm edhe për Malmoe: 2-0 në Suedi ndaj Ludogorets.

Myrto Uzuni këtë herë bëhet protagonist negativ për Ferencvaros, që gjithësesi mbetet në lojë për kualifikim, duke patur vetëm një gol për të rikuperuar në kthim. Në minutën e 27, sulmuesi kuqezi i kombëtares kërkoi që ta ekzekutonte ai penalltinë, edhe pse në fushë ishte Kharatin, lojtari që i godet te Ferencvarosh. Ai pranoi tia linte Uzunit që gjeti traversën, kur rezultati ishte 1-1. Topin e kthyer, Pereira e dërgoi në rrjetë, por u sinjalizua për pozicion të parregullt pasi kishte hyrë në zonë në momentin e goditjes së Uzunit.

CHAMPIONS LEAGUE - QUALIFICATION

Benfica 2 - 1 PSV Eindhoven

Malmoe FF 2 - 0 Ludogorets Razgrad

Young Boys 3 - 2 Ferencvaros

EUROPA LEAGUE - QUALIFICATION

Celtic 2 - 0 AZ Alkmaar

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI