Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Pohimi i trishtë i Van Basten, mbi dëmtimet: "Nuk ia vlente të vuaja për futbollin"

Lapsi.al 18 August 2021
Pohimi i trishtë i Van Basten, mbi dëmtimet: "Nuk ia vlente

Më 18 gusht 1995 përfundoi një epokë e futbollit. Marco Van Basten, unaza lidhëse mes futbollit modern dhe atij bashkëkohor, largohet nga skena. Kavilja nuk e la të qetë. Shumë dhimbje. Për të vetë, por edhe për botën e futbollit që humbi shumë shpejt një nga artistët e saj më të mëdhenj. E megjithatë, duke hedhur shikimin prapa, mjellma e Utrehtit ka bërë një përmbledhje të karrierës së tij. E duke bërë llogaritë, hollandezi konstaton me hidhërim, për BBC, se është penduar për disa zgjedhje.

DHIMBJA - Një talent i torturuar. Kavilja e bëri atë të vuajë shumë, duke e detyruar të tërhiqet herët, pas dy vitesh përpjekje për rikuperim të jetuar mes vuajtjesh të mëdha. "Nëse do të kisha përsëri mundësinë për të zgjedhur rrugën që duhej të merrja, me gjithë përvojën e grumbulluar gjatë viteve dhe duke pasur parasysh dhimbjen e duruar, mendoj se nuk ia vlente. Kavilja më ka krijuar kaq shumë probleme, ka ndikuar jetën time të përditshme. Por në atë kohë futbolli ishte e gjithë jeta ime. Tani jam më i madh, kam jetuar edhe një jetë pa futboll. E mendoj se mund të kesh një ekzistencë të kënaqshme. Nuk është vetëm futbolli. Sot do të merrja një vendim tjetër "

VËSHTIRËSIA - Largimi nga futbolli ishte i vështirë. Duke qenë i detyruar, ishte edhe më i dhimbshëm. "Si lojtar u ndjeva i vdekur. Edhe sot nuk mund të luaj futboll. E kam të vështirë, sepse kaviljen e kam të fiksuar. Nuk mund as të godas as të bëjn lëvizje me këmbën time. Për mua ishte e vështirë ta pranoja, sepse para se të largohesha nuk kalova asnjë ditë në jetën time pa prekur topin. Pastaj, papritmas, gjithçka mbaroi dhe ishte shumë e dhimbshme ta pranoja. "

CRUIJFF - Hapësirë edhe për kujtimet më të ëmbla. Futbolli për Van Basten ka dhënë edhe momente shumë të bukura. Ashtu si takimi me Cruijff. "Ai ishte një nga më të mirët, ai ishte shembulli im. Për mua ai ishte një hero. Ai ishte një yll, si George Best, ishte e mrekullueshme ta shihje të luante dhe kur e takova mendoj se ishte shumë më e lehtë t'i qendroje pranë dhe të luaje sesa të flisje me të".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI