Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

"Kur pashë Eriksen të shembej, veprova me instikt, nuk jam një hero": Kjaer rrëfen minutat e panikut në Euro 2020

Lapsi.al 19 August 2021
"Kur pashë Eriksen të shembej, veprova me instikt, nuk jam

Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit, ka dhënë një intervistë për mikrofonat e 'Corriere della Sera', duke u kthyer në episodin delikat të Euro 2020. Qendërmbrojtësi danez ka treguar momentet vendimtare gjatë kolapsit të Christian Eriksen në fushë, gjatë Kampionatit Evropian në sfidën Danimarkë-Finlandë: «Unë nuk jam hero. Bëra thjesht atë që duhej të bëja, pa u menduar, siç do të kishte bërë kushdo tjetër».

Për kujtimet që ka Kjaer nga ajo ditë, danezi rrëfeu: «Fillimisht festa, pastaj heshtje. Ishte një ditë historike për të gjithë ne danezët, ndeshja e parë e Europianit, në shtëpinë tonë. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Unë pata gatishmërinë për të mbetur i kthjellët, si të gjithë shokët e mi të skuadrës. Ishte një punë në skuadër, padyshim që ne do të kishim bërë të njëjtën gjë edhe nëse ai do të kishte qenë i ekipit kundërshtar. Kaq është e gjitha. E vetmja gjë që ka rëndësi është që Christian është mirë tani. Vetëm kjo është e rëndësishme».

I pyetur se si arriti të veprojë me gjakftohtësi, Kjaer shpjegoi: “E bëra pa menduar. Instinkti më udhëhoqi dhe unë bëra atë që duhej, automatikisht. Ishte hera e parë që më ndodhte, shpresoj të jetë e fundit”. Një cështje tjetër, por që sipas Kjaer shumë e rëndësishme, është se ndoshta një futbollist do të ishte mirë të mësonte teknikat e ringjalljes: «Sigurisht. Shpresoj që imazhi të ketë rritur ndërgjegjësimin për këtë temë. Mjekët ishin shumë të aftë, ata ndërhynë menjëherë, por sigurisht të dish se çfarë të bësh në momente të caktuara është thelbësore. Mund të shpëtojë një jetë».

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI