Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Pogba fut në 'sherr' PSG e Real Madrid: beteja për francezin e ka fundin në vitin 2022

Lapsi.al 19 August 2021
Pogba fut në 'sherr' PSG e Real Madrid: beteja për francezin

Kylian Mbappe 'por jo vetëm. Për verën e ardhshme Psg dhe Real Madrid janë gati të konkurrojnë edhe për të nënshkruar me Paul Pogba, i cili nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester United. Sipas raporteve nga 'As', francezi preferon Spanjën si destinacion, por klubi francez mund t'i garantojë atij një pagë më të lartë.

Në mendjen e Nasser Al-Khelaifi ekziston ideja për t'u përqëndruar te mesfushori i Djajve të Kuq dhe te Cristiano Ronaldo, i cili gjithashtu në 2022 do të jetë me kontratë të përfunduar, për të krijuar një ekip yjor me parametra zero, duke ia shtuar kështu blerjeve të bujshme të Messi, Donnarumma e Wijnaldum.

Në anën tjetër, vetëm për të vënë duart mbi Champions League, Al Khelaifi ka vendosur të humbasë të paktën 130 milionë euro të mundshme nga shitja në këtë sesion merkato e Kylian Mbappe, që sezonin tjetër do të largohet me parametër zero, me destinacion të mundshëm Madrid.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI