Flash

Allegri rinis kampionatin nga Udine me mendjen te Ronaldo: "CR7 më tha se do të qendrojë"

Lapsi.al 21 August 2021
Allegri rinis kampionatin nga Udine me mendjen te Ronaldo: "CR7 më tha

Në distancën e një dite nga kampionët në fuqi, Juventus do të rifillojë kampionatin nesër nga Udine dhe do ta bëjë për herë të parë pas nëntë vitesh radhazi pa titullin mbi gjoks. Atë titull që Max Allegri, në eksepriencën e tij të dytë te Juventus do të përpiqet tia heqë nga kraharori Interit për të arritur pikërisht aty ku ai u ndal në vitin 2019.

Një rifillim nën shenjën e Dybalas, më në fund i gjetur, por me dyshimet e mëdha që shoqërojnë të ardhmen e Cristianos Ronaldo, ndonëse kjo vetëm për median, sepse tekniku është i qartë: "Të enjten nuk e luajti ndeshjen, pushoi dhe tani është në dispozicion", deklaroi Allegri në konferencë për shtyp. "Cristiano është një vlerë e shtuar për ne, por duhet si gjithnjë një punë e përgjithshme si skuadër. A do të qëndrojë CR7? Ai më ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Juventus".

Pastaj tekniku ka hedhur sytë nga sezoni që pritet të përballojë: "Juve fillon gjithmonë për të fituar kompeticionet në të cilat merr pjesë, duhet të tregohemi të aftë të ruajmë vazhdimësinë, në të pasurit një shpejtësi të mirë veprimi. A jemi ne favoritët? Zakonisht skuadra fituese është favorite, ne jemi në grupin e pretendentëve”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI