Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Fusha e 'mallkuar' nxjerr kombëtaren nga "Air Albania": justifikimi i FSHF-së janë standardet

Lapsi.al 19 August 2021
Fusha e 'mallkuar' nxjerr kombëtaren nga "Air Albania":

Duhej të luheshin në Air Albania, por mbrëmjen e djeshme u mor vendimi për të ndryshuar impiantin për dy ndeshjet e para kualifikuese të Kupës së Botës Katar 2022 kundër Hungarisë e San Marinos. E gjitha kjo kur u kuptua se stadiumi i Tiranës nuk do të ishte gati të mirëpriste sfidat, duke qenë se telashet me fushën nuk kanë të mbaruar.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania”. Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. Sipas asaj që bën të ditur njoftimi i Federatës së Futbollit "investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator". Në fakt është një justifikim i pastër për neglizhencën e treguar për të nisur punimet me fushën shumë vonë.

Kalendari dihej dhe ndeshjet kualifikuese të kombëtares gjithashtu ishin programuar prej kohësh. E megjithatë, në 31 maj aty është luajtur finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë e Skënderbeut. Kështu që është e qartë se me një vizion të qartë gjërat do të ishin bërë në kohë dhe jo të spostohej kombëtarja në Elbasan Arena, për një ndeshje kyce si ajo kundër hungarezëve, në kuadrin kualifikim.

Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi, por rikthen gjithashtu edhe kuqezinjtë në Elbasan, sepse tapeti në kryeqytet nuk është gati edhe këtë herë, ashtu sic nuk ishte në inaugurimin e sforcuar të stadiumit në sfidën kundër Francës kampione bote e ashtu si nuk ka qenë gati asnjëherë, sepse gjithcka u ndikua pikërisht nga dëshira për të luajtur kundër Deschamps e të tjerëve pikërisht në fushën e një stadiumi që nuk mund ta përballonte akoma një ndeshje.

Inagurimi impiantit u bë më 17 nëntor 2019, mendeshjen Shqipëri-Francë. Ndërsa kostoja e tij arrin në 75 milionë euro. Me 22 mijë vende, stadiumi “Air Albania” është një nga stadiumet më të shtrenjta, ku një stol ka vlerën e 3 mijë eurove kosto ndërtimi. UEFA e ka përzgjedhur pikërisht “Air Albania Arena” si stadiumin që do të presë finalen e parë të Conference League në vitin 2022.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI