Flash

"Unë nuk mund t'i gënjej tifozët e Inter": zëvendës presidenti Zanetti, lajmëron një vit të komplikar

Lapsi.al 21 August 2021
"Unë nuk mund t'i gënjej tifozët e Inter":

Calhanoglu, Dzeko, Dumfries dhe - sipas të gjitha gjasave - Thuram. Pa harruar kthimin e Dimarkos. Me pak fjalë, në pritje të sulmuesit që do të mbështesë Lautaron e Dzekon - negociatat për djaloshin e Borussia M'Gladbach vazhdojnë me perspektiva të mira - Interi shihet në pasqyrë dhe kupton se vera e nxehtë që shënoi lamtumirën e Conte, Hakimi dhe Lukakut mund të kapërcehet pa pasur nevojë të heqë dorë nga roli i pretendentit shumë serioz për kampionatin. Një kampionat që sigurisht do të jetë më i lehtë për tu mbrojtur, nëse në dhjetë ditët e fundit të merkatos së transferimeve Marotta dhe Ausilio arrijnë të përfundojnë punën e rindërtimit. Thuram ka anashkaluar të gjithë rivalët, duke e lënë Correan prapa e, nëse operacioni do të kishte ashtu sic duket një kosto afër 25 milionë (plus bonus), atëherë për ditët e fundit të gushtit nuk përjashtohet lëvizja për një sulmues tjetër, duke parë situatën e paqartë të Alexis Sanchez. Vështirë të arrihet te Insigne, për të mos u përjashtuar opsioni Kean, i minutës së fundit. Edhe pse ka nga ata që vazhdojnë të mbajnë gjallë pistën që të çon te Nandez për mesfushën.

E pavarësisht kësaj, vera e zikaltërve ishte sigurisht e ndërlikuar dhe as muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë. Është i bindur për këtë Javier Zanetti, flamuri dhe zëvendëspresidenti i Interit. Argjentinasi, tradicionalisht larg vëmendjes dhe zhurmës së mediave, ka folur pa doreza: "Unë nuk mund t'i gënjej tifozët e Interit. Ndoshta të tjerët e bëjnë, por jo unë: do të jetë një sezon i vështirë dhe i komplikuar", tha ai. "Kjo duhet thënë, për të qenë korrekt me të gjithë, por gjithashtu duhet thënë edhe se ne do të jemi konkurrues: Inzaghi po punon mirë. Unë nuk flas shumë dhe mendoj se heshtja ime thotë shumë: shërben për të mbrojtur Interin, për t'u përqëndruar në çështjet e fushës. Më erdhi keq për lamtumirën e Lukakut, ai na dha shumë. Ai dhe Dzeko janë të ndryshëm, por Edin është sigurisht një blerje e rëndësishme. Por unë u them një gjë tifozëve: edhe një herë ne do të japim gjithçka për fanellën zikaltër”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI