Flash

Video/ Super Inter, katër gola e dy të anulluar: Dzeko e Calhanoglu bëjnë të harrohet Lukaku

Lapsi.al 21 August 2021
Video/ Super Inter, katër gola e dy të anulluar: Dzeko e Calhanoglu

Në startin e Serie A, Inter mposht 4-0 Genoan, duke i dhënë Inzaghi nisjen më të mirë të mundshme të aventurës së tij në pankinën zikaltër. Në San Siro, Inter vuri në kasafortë rezultatin në vetëm 14' minuta: në të 6' Skriniar me kokë zhbllokoi ndeshjen në zhvillimet e një goditje këndi të ekzekutuar nga Calhanoglu e vetë turku dyfishoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zonës. Vidal bëri tris në minutën e 74', pastaj i shërbeu Dzekos asistin për pokerin e shënuar me kokë në minutën e 87'. Në ndeshjen tjetër, Sassuolo bën goditjen në transfertën e Veronës, duke u imponuar 2-3.

E anashkaluar në parashikimet për kampionin e ardhshëm, Interi i Inzaghit i dërgon një sinjal të qartë kampionatit në ditën e rikthimit të tifozëve në stadium. Kujdesi ishte i detyruar, edhe sepse Genoa në këtë ndeshje nuk bëri pothuaj asgjë. E megjithatë, spektakli ishte vërtetë impresionues. Pasi humbi në merkato shpejtësinë e Hakimit e forcën e Lukakut, Simone Inzagji i dha vazhdimësi idesë së Contes, por me një lojë shumë me diversive. I ndricuar nga një super Calhanoglu, autor i një goli spektakolar (e një akoma më i bukur iu anullua) e një asisti për Skriniar, e nga siguritë e Vidal e Dzeko në pjesën e dytë, zikaltrit marrin pikët e para dhe i paralajmërojnë të gjithë: ti marrin titullin nga fanella nuk do të jetë fare e lehtë.

Ka nisur me një fitore rrugëtimi në Serie A i Sassuolos së Dionisit, që në Bentegodi mposhti 3-2 Veronën. Sfida u zhbllokua në minutën e 32' me golin e Raspadorit me asist të Djuricic, që në minutën e 51' dyfishoi rezultatin. Hellas, me 10 lojtarë për gjithë pjesën e dytë pas të kuqit në kohën shtesë të Velosos, shkurtoi diferencën me penalltinë e Zaccagnit (70'), por Traore mbylli historinë në minutën e 77' me një të djathtë me kthesë fantastike: i kotë dygolëshi i Zaccagnit në minutën e 90'.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI