Flash

Video/ Liverpool me pikë të plota: një gol në cdo pjesë e një i anulluar thyejnë Burnley

Lapsi.al 21 August 2021
Video/ Liverpool me pikë të plota: një gol në cdo pjesë

Java e dytë e Premier League 2021/2022 është hapur me fitoren e Liverpool 2-0 kundër Burnley në Anfield Road. Diogo Jota në pjesën e parë dhe Manè në pjesën e dytë shënuan golat që i dhanë Jurgen Klopp suksesin e dytë radhazi në kampionat dhe për këtë arsye rezultatin e pikëve të plota në renditje. Salah pa ti anullohet një gol, ndërsa Burnley mbetet i palëvizshëm në kuotën zero pikë. Të shtunën e ardhshme Reds i pret super-sfida me Chelsea.

Fitorja e dytë në po aq ndeshje të Premier për Liverpool. Pas trisit ndaj Norëich në javën e parë, të besuarit e Klopp fituan 2-0 në shtëpi kundër Burnley. Jota në të parën dhe Manè në pjesën e dytë nënshkruan fitoren që mban Reds me pikë të plota. Një fillim i lehtë i kampionatit për skuadrën e Merseyside, që testin e parë të vërtetë e kanë të shtunën e ardhshme më 28 Gusht në orën 18:30.

Në pjesën e parë, Liverpool imponoi menjëherë ritmin e vet dhe u deshën vetëm 18 minuta për të kaluar në epërsi me Diogo Jota, të shërbyer nga Tsimikas. Vetëm nëntë minuta më vonë, erdhi dyfishimi i Salah, por egjiptiani ishte në pozicion jashtë loje dhe për këtë arsye Reds nuk mundën të mbyllin historinë që në pjesën e parë. Megjithatë, skuadra e Klopp vazhdoi të menaxhojë avantazhin dhe të shtyjë përpara, duke dyfishuar në pjesën e dytë në minutën e 69 me Manè në një asist të Alexander-Arnold, që vulosi rezultatin.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI