Flash

Video/ Sarri e Hysaj debutojnë me fitore: 9 lojtarë shqiptarë në dy ndeshjet e mbrëmjes në Serie A

Lapsi.al 21 August 2021
Video/ Sarri e Hysaj debutojnë me fitore: 9 lojtarë shqiptarë

Debutimi i Lazios së Maurizio Sarrit kalon 3-1 në Empoli. Një fillim emocionues me golin e Bandinellit, qër nxiti shumë dyshime e barazimi i menjëhershëm i Milinkovic-Savic. Bardhekaltrit vuajtën në të paktën dy raste të tjera për toskanët (përfshirë shtyllën e Bandinellit), por Lazzari dhe efikasiteti i Immobile e bënë distancën të pamundur për toskanët që të kapërcejnë. Në sfidën tjetër, Atalanta ia del të mposhtë 1-2 Torinon, në një mbrëmje me 9 futbollistë shqiptarë protagonistë në dy takimet.

Mes uljeve dhe ngritjeve, prova e para për Lazion e re është e mirë. Ekipi kryeyqtetas duhet të rregullojë me siguri diçka në lidhje me mekanizmat mbrojtës (veçanërisht në korsinë e djathtë, Hysaj luajti në të majtë), Immobile ende duhet të punojë shumë në rolin e sulmuesit të vetëm që tashmë i ka krijuar atij disa probleme edhe në ekipin kombëtar, por në përgjithësi Sarri mund të jetë i kenaqur. Ambjentim brilant për Pedro, që luajti menjëherë si veteran, Felipe Anderson ka dhënë sinjale inkurajuese dhe Milinkovic e ka konfirmuar veten si udhëheqës absolut. Me Luis Alberto në 100% dhe në fushë që nga fillimi, gjërat vetëm mund të përmirësohen. Edhe në Empoli, përtej rezultatit, ndeshja e parë ka dhënë indikacione të shkëlqyera: ajo e gjysmës së parë të orës tregoi një ekip jashtëzakonisht të sigurt në vetvete, kurajoz dhe proaktiv, të aftë për të vënë në vështirësi të mëdha një kundërshtar, në letër shumë më të fortë. Pastaj u shfaq një pasiguri dhe pak brishtësi në prapavijë, por edhe dëshira për të mos u dorëzuar dhe besuar në të deri në fund.

Në Empoli e Torino në fushë luajtën 9 futbollistë shqiptarë, 5 nga të cilët luajtën në fushë e katër i panë ndeshjet nga pankina. Në Empoli-Lazio, Ismajli dhe Bajrami për toskanët si dhe Hysaj e Muriqi te Lacio ishin në fushë, me Strakoshën e Asllanin në pankinë. Në Torino, Gjimshiti u aktivizua si titullar, ndërsa Berisha dhe Vojvoda qendruan në pankinë.

Falë golit të Piccoli në minutën e 93', Atalanta mposhti 2-1 Torinon në ndeshjen e parë të Serie A. Në Olimpico Grande Torino, bergamaskët kaluan në avantazho pas vetëm 6 minutash me golin e mrekullueshëm të Muriel. Në pjesën e dytë, Juric hodhi në fushë Belottin që firmosi barazimin në minutën e 79', por në shtesë 20 vjecari, i futur në fund nga Gasperini, gjeti prekjen vendimtare që vlen fitoren në debutim për zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI