Flash

Inzaghi, elozhe për Inter: "Më mirë se kaq nuk mundeshim, Calhanoglu një lojtar i madh"

Lapsi.al 22 August 2021
Inzaghi, elozhe për Inter: "Më mirë se kaq nuk mundeshim,

Simone Inzaghi shijon fitoren në debutimin në pankinën e Interit: "E filluam në mënyrën më të mirë të mundshme para tifozëve tanë, të cilët më në fund ishin në gjendje të ktheheshin në stadium. Më mirë se kaq nuk mundeshim. Calhanoglu është një lojtar i madh, ai kombinon cilësinë me sasinë, vrapoi shumë, por do të ishte gabim të flisja vetëm për të". Në merkaton e transferimeve, tekniku zikaltër është i qartë se cfarë pret: "Një sulmues i ri do të arrijë, ndoshta një që mund të shënojë gola të rëndësishëm."

"Ishte bukur dhe e këndshme të shihje këtë ekip e të mendosh që Lautaro mungonte, përvec një sulmuesi tjetër që do të mbërrijë. E kam parë Sensin të punojë çdo ditë, u përpoqa t'i gjeja një vend sepse ai është një lojtar i madh, gjithmonë është treguar gati, luajti në një rol që nuk është i tiji por kam shumë zgjidhje dhe gjithmonë do të zgjedh më të mirën. Ne jemi vetëm në fillim e ka shumë për të punuar dhe duhet të shohim përpara, të premten do të kemi një ndeshje të vështirë në Verona".

Për sulmuesin e ardhshëm. "Është normale që duhet të plotësojmë njëri -tjetrin, largimi i Lukakut ishte i papritur, ka ardhur Dzeko dhe ka treguar se çfarë lojtari është. Klubi po vlerëson situatën, unë vetëm dua të mendoj për fushën, do të shohim nga nesër. Shpresoj të arrijë dikush që shënon gola të rëndësishëm, ne kemi Dzeko, Lautaro, Sanchez, ndërsa Sensi dhe Calhanoglu mund të ngrihen në pozicion, Satriano dhe Pinamonti stërviten mirë, por dikush tjetër duhet të mbërrijë".

Elozhe pafund për mesfushorin turk të ardhur nga Milan. "Calhanoglu ishte një lojtar i kërkuar nga Marotta dhe Ausilio, sa herë që luaja kundër tij, më krijonte probleme. Ne ishim me fat që e morëm, është adaptuar mirë, për mendimin tim ai ka ende vend për rritje sepse është i ri dhe ende nuk e di sa i fortë është".

Rikthimi i tifozëve në stadium. "Emocioni më i madh ishte kur mbërritëm me autobus, ne luajtëm një vit e gjysmë me stadiume bosh, gjetja e njerëzve që mburreshin, na brohorisnin, ishte një emocion i madh".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI