Flash

Legjenda e Liverpool zbulon sëmundjen e tmerrshme: "Numri i ish-lojtarëve me demencë është i frikshëm"

Lapsi.al 22 August 2021
Legjenda e Liverpool zbulon sëmundjen e tmerrshme: "Numri i

Ish -mesfushori i Liverpoolit dhe Anglisë, Terry McDermott, 69 vjeç, ka zbuluar se vuan nga demenca, duke njoftuar në faqen zyrtare të klubit se është në fazat e hershme të sëmundjes, pas disa testeve të kryera në spital. "Unë duhet të përballem me sëmundjen dhe do ta bëj. Kështu jam rritur. Asgjë nuk më është dhënë kurrë lehtë - shkroi ai -. Unë nuk kam frikë, plus ka shumë lojtarë të tjerë në kushte shumë më të këqija se unë". Njoftimi pason me fare pak ditë atë të ish-sulmuesit skocez Denis Laë - legjendës së Manchester United të viteve 60, me 237 gola në 404 ndeshje - i cili vetëm të enjten e kaluar zbuloi se ai kishte sëmundjen e Alzheimerit dhe vuante nga demenca senile.

"Luftimi është natyra e dytë. Gjëja më e keqe ishte, derisa u diagnostikova me sëmundjen, të mos e dija se çfarë kisha - është shprehur McDermott, të cilit, si klubi, ashtu edhe shumë tifozë, i kanë bërë urimet e tyre -. Numri i ish-lojtarëve me demencë ose Alzheimer është i tmerrshëm". Me 81 gola në 329 paraqitje për Liverpoolin mes vitit 1974 dhe 1982, McDermott është një legjendë e klubit me të cilin ai gjithashtu fitoi tre Kupa Kampionesh, një Kupë Uefa dhe pesë tituj të kampion.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI