Flash

Guardiola gjen financimin për transferimin e Kane: City gati të shesë Bernardo Silvan te Milan

Lapsi.al 22 August 2021
Guardiola gjen financimin për transferimin e Kane: City gati të

Sipas 'Daily Star', Manchester City është gati të sakrifikojë një nga mesfushorët më të vlerësuar të Guardiolës, Bernardo Silvan, duke e transferuar atë te Milan për të inkasuar para, në mënyrë që të mund të nisë operacionin për të marrë Harry Kane nga Tottenham. Një tratativë, sipas asaj që raportojnë mediat britanike, që vlen 45 milionë paund në total, duke qenë se flitet për një hua dyvjeçare prej 15 milionë me të drejtën e blerjes në 2023 për 30 të tjera.

Portugezi, i përfaqësuar nga Jorge Mendes, është gati të ndryshojë ajrin dhe menaxheri i tij i fuqishëm tashmë ka pasur kontakte me Benfica dhe Atletico Madrid, pa arritur megjithatë një përfundim pozitiv të negociatave. Për Milanin do të ishte një mbërritje e rëndësishme, pasi mund të mbushë zbrazëtinë e lënë nga ikja e Calhanoglu me një lojtar të aftë të plotësojë edhe role të tjera në mesin e fushës. Negociatat janë gjithsesi komplekse, duke marrë parasysh vlerën ekonomike të operacionit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI