Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

"Vendosa unë për pankinën": Allegri zbret Ronaldon nga froni dhe mes tyre diçka nuk shkon

Lapsi.al 23 August 2021
"Vendosa unë për pankinën": Allegri zbret Ronaldon nga

Mbreti zbritet nga froni, është bërë 'normal'. E nisi nga pankina dhe ky është tashmë një lajm. Allegri është alergjik ndaj faktit se jo gjithmonë luan rol protagoinisti. Por Cristiano Ronaldo që mungon në debutim bën edhe më shumë zhurmë. Kishte që nga viti 2003, në sezonin e parë me fanellën e Manchester United, që asi portugez nuk mungonte në ndeshjen e parë. Max Allegri e ka thënë gjithmonë, ekipi vjen para individit, dhe në Udine trajneri i Juventusit e zbatoi teorinë në praktikë. Me këtë shpjegohet zgjedhja teknike: në lojë Morata përkrah Dybala dhe CR7 spektator deri në minutën e 60, kur ai hyri në fushë në vend të spanjollit.

"Ronaldo e vuri veten në dispozicion, si të gjithë të tjerët," tha Allegri në përfundim të lojës, duke shpjeguar përjashtimin e bujshëm të portugezit nga titullarët. Nga ana e saj, shoqëria, përmes zvpresidentit Nedved, mohoi menjëherë zërat për divorc, por asnjë skenar nuk përjashtohet, me një javë deri në fund të merkatos. Ronaldo, dihet, ka ende një vit në kontratën e tij me Juven, por dëshiron të ndryshojë ambjent: megjithatë, deri më tani, dyert e Psg, United, City dhe Real Madrid kanë mbetur të mbyllura për të. E vetmja rrugë ende e mundshme është ajo që të çon në Paris, në rast se Mbappé shkon te Ancelotti. Ronaldo-Messi së bashku: ka mbetur pak kohë për të krijuar një mrekulli të vërtetë të futbollit.

Ronaldo mund të ishte bërë në fare pak minuta nga i përjashtuari luksit në ‘shpëtimtarin’ e Juves, por Var u kujdes që t'i hiqte gëzimin duke anuluar golin e mundshëm të 3-2 për pozicion jashtë loje. E kështu, Juve e filloi kampionatin me një barazim: nuk mjaftoi një Dybala, lider i ekipit, që zhbllokoi ndeshjen menjëherë (pas 2 minutash dhe 3 sekondash është goli më i shpejtë i Juves në debutimin në Serie A, që kur fitorja vlen tre pikë) dhe i shërbeu Cuadrados për golin e dytë (ishte nga qershori 2020 kundër Genoas që Joya nuk kishte shënuar dhe asistuar gjatë të njëjtës ndeshje). Dy shtylla dhe më pas një Szczesny katastrofik i dha mundësinë rikthimit të Udineses. E Allegri bis fillon në ndjekje. Me Ronaldon, që, përtej fjalëve të thëna, mbetet një rebus.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI