Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Video/ Gafat e Szczesny i kushtojnë Juventusit fitoren: super Dybala nuk mjafton, Ronaldos i anullohet goli

Lapsi.al 22 August 2021
Video/ Gafat e Szczesny i kushtojnë Juventusit fitoren: super Dybala nuk

Fillon me një barazim të destinuar të krijojë zhurmë përvoja e dytë e Max Allegrit në pankinën e Juventusit. Bardhezinjtë, me CR7 dhe Chiesa fillimisht në stol, u përplasën kundër një Udinese grintoze në Dacia Arena, pavarësisht 2-0 në fund të pjesës së parë, të firmosur nga Dybala (3 ') dhe Cuadrado (23'). Protagonist negativ është Szczesny, i cili fillimisht shkaktoi penalltinë me të cilën Pereyra ngushtoi diferencën (51), e pastaj humbi topin në një driblim të kotë duke i dhënë Deulofeu mundësinë për të shënuar 2-2 përfundimtar (83').

Debutim me dy fytyra në sezonin e ri për Juventus që, me avantazhin e dy golave, lejoi veten të arrihet nga Udinese: në Dacia Arena përfundoi 2-2, me një gabim të dyfishtë nga Szczesny i cili provokoi një penallti, pastaj humbi një top me naivitet, duke ia dhuruar Okakas. Golat e shënuar nga Dybala dhe Cuadrado u rikuperuar përsëri nga Pereyra me penallti e Deulofeu dhe Juventus, që duhet të administrojë edhe cështjen Ronaldo i aktivizuar vetëm në minutën e 60, duhet të kënaqet me një barazim. Allegri për Juven e parë të vitit kishte zgjedhur rrugën e maturisë - edhe pse ishte ajo më e zhurmshmja - duke shmangur futjen e Ronaldos dhe Chiesas mes titullarëve (më i parashikueshëm stoli fillestar për Locatellin) dhe nisja me një 4-4- 2 i paprovuar në testet para-sezonale, me Cuadrado në mesfushë dhe dyshen Dybala-Morata përpara, para se të përfshiheshin Ronaldo, Kulusevski dhe Chiesa gjatë pjesës së dytë, që nuk solli asgjë tjetër vec golit të anulluar të CR7 për pozicion jashtë loje. Një pikë për bardhezinjtë, që duhet të vihen në ndjekje të kampionëve në fuqi, që pas javës së parë të Serie A.

Në javën e parë të Serie A, sfida mes Bolonjës e Salernitanës përfundoi 3-2. Avantazhi i miqve është i Bonazzolit me penallti në minutën e 52’, pastaj De Silvestri barazoi për bolonjezët me kokë (59’). Kampanët kaluan sërisht në avantazh me M. Coulibaly në të 70’, por në fillim Arnautovic në minutën e 75’ e pastaj sërisht De Silvestri, gjithnjë me kokë, përmbysën gjithcka. Tre kartona të kuq, të gjithë për shumë të verdhash, në ndeshje: Strandberg për kampanët në pjesën e parë, Soriano e Schouten në pjesën e dytë për kuqeblùtë e Mihajlovic.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI