Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Gafat e Szczesny po bëhen çështje: polaku pas Udines bëri aksident me makinë, tifozët të tërbuar me portierin

Lapsi.al 24 August 2021
Gafat e Szczesny po bëhen çështje: polaku pas Udines bëri

Për Wojciech Szczesny kthimi nga transferta në Udine nuk ishte ai më i lumturi, dhe jo vetëm sepse kishte akoma në kokë zhurmën e dy gafave që i kushtuan barazimin Juventusit. Portieri polak u përfshi edhe në një aksident të vogël automobilistik: këtu nuk kishte asnjë gabim dhe askush nuk u lëndua, por mbetet një episod i pakëndshëm, që tregon gjendjen e tij. Që nuk ishte një ditë me fat, Szczesny ndoshta e kuptoi në pjesën e dytë të ndeshjes debutuese të Serie A në Dacia Arena, kur për të korigjuar një ndërhyrje ngatërrestare ai e rrëzoi Arslan në një mënyrë po aq kaotike, duke i dhënë mundëisnë Pereyra të ngushtonte diferencën me penallti.

Problemi është se kjo nuk është hera e parë që polaku gjendet në këtë pozitë. Eleminimi në raundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve ishte ndoshta momenti më i errët: në ndeshjen e parë një rrëmujë e ngjashme me atë në Udine, me Bentancur në përpjekje për të ndërtuar aksionin nga poshtë, në ndeshjen e dytë bashkë me Ronaldon, që kërceu në barrierë, në goditjen e lirë të parezistueshme të Sergio Oliveiras. Edhe në derbi ai kishte zemëruar tifozët për dy pasiguri të tjera që rezultuan në dy gola për Torinon.

"Szczesny është një portier i madh, i nivelit evropian - e mbrojti Allegri -. Ajo që ndodhi do t'i shërbejë si një mësim edhe atij, në ato momente duhet ta hedhësh topin në tribunë apo edhe jashtë stadiumit, nuk është turp". Trajneri e vlerëson dhe ka qenë gjithmonë sponsori i tij i madh, aq sa ishte ai që i kërkoi Juventusit të largohej nga pista Donnarumma (Paratici kishte negociuar me Raiola para lamtumirës së tij): "Ne tashmë kemi një portier të shkëlqyer, preferoj që paratë ti shpenzoni për të marrë një mesfushor", i tha ai drejtuesve. Tani i takon teknikut të ndihmojë polakun (i cili gjithmonë i ka thënë jo hipotezës së një lamtumire) për të rifituar besimin dhe gjendjen më të mirë mendore.

Vështirë të imagjinohet se portieri mund të përfundojë në pankinë kundër Empolit, por Mattia Perin është gati dhe Szczesny do të fillojnë të ndjejnë dihatjen e tij pas shpine. Ish-numri 1 i Genoas mbeti te Juventus për të bërë të dytin (pavarësisht se kishte preferuar të luante titullarin diku tjetër) sepse klubi dhe trajneri i garantuan atij një numër diskret ndeshjesh. Szczesny e di se nuk është i paprekshëm dhe se gjithçka do të varet mbi të gjitha nga ai. E diela tashmë është koha për të provuar nëse Udine ishte vetëm një incident rastësor.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI