Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Premier League 16 raste me Covid në një javë, Liverpool bllokon Salah se Egjipti nuk është i sigurtë

Lapsi.al 23 August 2021
Premier League 16 raste me Covid në një javë, Liverpool bllokon

Premier League ka zyrtarizuar faktin se 16 lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik të klubeve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus vetëm javën e kaluar. Premier League ka kryer 3,060 teste mes 16 dhe 22 gushtit, me 12 raste pozitive të regjistruara në raundin e parë të ndeshjeve dhe katër të tjerë në të dytin. Shifra - shkruan BBC - shënon një rritje të mëtejshme pas nëntë rasteve pozitive në javën e parë dhe 11 në javën që përfundoi me 15 gusht. Premier League do të vazhdojë programin e saj të testeve dyjavore. Liga ka shpjeguar, ndërkohë, se numri i individëve të testuar në secilin klub është rritur nga 85 në 100. Sulmuesi i Chelsea, Christian Pulisic humbi ndeshjen e së dielës kundër Arsenal pasi u testua pozitiv për virusin, ashtu si edhe mbrojtësi i Gunners Ben Ëhite.

E megjithëse situata nuk duket fort e sigurtë edhe në Angli, Liverpool ka refuzuar të lirojë Mohamed Salah për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës të kombëtares së Egjiptit për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Kjo u njoftua nga Federata egjiptiane e Futbollit. Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë, kështu që Salah do t'i kërkohet që të karantinohet kur të kthehet nga Kajro dhe llogaritet të humbasë dy ndeshje të Premier League. Egjipti do të përballet me Angolën në Kajro më 2 shtator dhe Gabonin tre ditë më vonë në Franceville. Federata ka pranuar se "vazhdon kontaktet e saj me FIFA-n.... për të përjashtuar lojtarët e kombëtareve nga kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj tyre në vendet ku ata luajnë për shkak të koronavirusit".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI