Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Bayern Mynih thërret në çështje UEFA-n për pagat stratosferike: “Askush nuk mund tia lejojë vetes CR7”

Lapsi.al 23 August 2021
Bayern Mynih thërret në çështje UEFA-n për pagat

Në ditët kur e ardhmja e Cristiano Ronaldos është kthyer në qendër të vëmendjes e bashkë me këtë edhe paga që mund të bindë portugezin të largohet nga Juventus, Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Mynih, ka folur në një intervistë për BILD. Ish-sulmuesi gjerman jo vetëm e ka përjashtuar klubin e tij nga gara, por ka thërritur në çështje edhe UEFA-n: “Problemi më i madh është se cili mund të rrisë akoma pagën e tij? Fiton 70 milionë bruto, 35 milionë neto. Kush mund ta bëjë? PSG? Ndoshta ndonjë klub anglez? Është një mënyrë për të vazhduar jo e shëndetshme, UEFA duhet të bëjë dicka. Duhet një rregullore e saktë, sepse kostot po rriten përsëri e një ndërhyrje është e nevojshme ose futbolli duhet të përballet me një moment shumë, shumë, të vështirë”.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, në fund të merkatos Real Madrid do të bëjë një përpjekje të re për Kylian Mbapé, duke bërë që në këtë pikë Paris Saint-Germain të mendojë për Cristiano Ronaldon për ta zëvendësuar. Në Parisi gjithcka është e heshtur dhe të gjithë janë të sigurt se francezi do të qëndrojë, por në Spanjë kanë mendim tjetër: Blancos nuk do të heqin dorë dhe do të përpiqen ta blejnë atë para qershorit të ardhshëm, kur kontrata të përfundojë.

AS iniston të lidhë pankinën e djeshme të Cristiano Ronaldos me një të ardhme të mundshme larg Juves, pikërisht te PSG. Për momentin në shtëpinë e Juventusit nuk ka mbërritur asnjë ofertë dhe portugezi nuk ka thënë asnjëherë se dëshiron të largohet, por është e qartë se nëse plani i Real është i suksesshëm, PSG mund ti japë fund imagjinatës se si do të ishte të luanin Messi e CR7 në një skuadër.

Në gjithë këtë histori, është edhe Manchester City: nëse goditja e Citizens për Kane nuk do të ishte e suksesshme, portugezi do të mbetej zgjidhja më e mirë për Guardiolan.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI