Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Kimmich futbollisti model: rinovoi me Bayern pa menaxher e zero komision

Lapsi.al 24 August 2021
Kimmich futbollisti model: rinovoi me Bayern pa menaxher e zero komision

Sot Joshua Kimmich ka rinovuar kontratën e tij me Bayern Munich deri në vitin 2025. Ka një detaj tepër të rëndësishëm për këtë përfundim të lumtur të negociatave: mesfushori nuk përdori asnjë menaxher, por filloi bisedimet me drejtuesit e klubit personalisht. Që Joshua Kimmich ka një personalitet të jashtëzakonshëm ishte kuptuar tashmë nga të gjithë, që në ditën e mbërritjes së tij në Mynih, kur ai shkoi në katet e sipërme të Säbener Straße në zyrat e drejtuesve të Bayern për të pyetur "pse pikërisht unë?".

Tani, mesfushori i lindur në vitin 1995 u kthye në ato zyra për të folur me shoqërinë dhe për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij me klubin. Nënshkrim i menjëhershëm duke përfaqësuar veten, pa menaxherë që nxjerrin shumë para nga sistemi i futbollit. Po, sepse Joshua Kimmich, siç shpjegoi ai vetë për Bild, ka vendosur të shkëputet nga fair-sport GmbH, agjencia që kujdesej për autorizimin e tij deri vonë. "Është një vendim që e mora me ndërgjegje - shpjegoi ai për Bild - e mora vitin e kaluar. Unë kam vendosur se dua të përfaqësoj vlerat e mia, vizionet e mia dhe përgjegjësinë time vetëm, në vetën e parë. Jam i bindur se mund të jem përfaqësuesi më i mirë i vetes ”. Tifozët bavarezë u çmendën për Joshua, sigurisht pas nënshkrimit.

Antikomformisti Kimmich është një njeri i vërtetë dhe i vlerësuar nga fansat. Ai ka shumë vite përpara në fushë dhe sigurisht është i destinuar të bëhet kapiteni i Bayern. Futbollist inteligjent dhe fleksibël që Guardiola e ka transformuar dhe në Bavari tani po korrin frytet e kësaj pune të Pep.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI