Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Stadiumet e mbyllura i kushtuan klubeve 2,5 miliardë euro: Bundesliga kampionati më i goditur

Lapsi.al 24 August 2021
Stadiumet e mbyllura i kushtuan klubeve 2,5 miliardë euro: Bundesliga

Masa e stadiumeve të mbyllura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, e miratuar në pesë kampionatet kryesore evropiane në dy sezonet e fundit, ka privuar klubet nga 2.5 miliardë euro të ardhura nga "dita e ndeshjes". Kjo është ajo që del nga një studim i KPMG. Që nga pranvera 2020, kompeticionet u pezulluan për një periudhë dhe ato të rinisura e kanë mbyllur vitin me stadiume të zbrazëta, duke zvogëluar në 27% numrin e ndeshjeve me publik në sezonin 2019/2020 në Angli, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë.

Kjo solli në "një rënie të konsiderueshme të të ardhurave të grumbulluara në një ditë të vetme ndeshjeje (të ardhura nga biletat, sponsorët, marketingu, furnizimi me ushqim)". Impakti ishte më i fortë në Bundesliga, kampionati me numrin më të lartë mesatar të shikuesve për ndeshje në botë (42,000), me 157 milionë euro humbje për 18 klubet, ndërsa Ligue 1, me një mesatare spektatorësh prej 23,000 spektatorësh për ndeshje, ka humbur tre herë më pak (48 milionë).

Në nivel klubesh, dhe në terma absolutë, Barcelona dhe Real Madrid ishin më të prekurit, me humbje prej 39 dhe 35 milionë euro. Si rezultat, të ardhurat e tyre ishin 136 dhe 120 milionë.

Sezoni 2020/2021 u zhvillua pothuajse plotësisht me dyer të mbyllura në pesë vendet dhe KPMG vlerëson një humbje totale prej "mbi 2 miliardë euro" për këtë vit financiar. Firma e auditimit beson se sezoni që sapo ka filluar do të ofrojë vetëm një rikuperim të pjesshëm të këtyre humbjeve. Kornizat rregullatore janë shumë të ndryshme dhe ka të ngjarë të ndryshojnë sipas vendeve, ku Anglia lejon stadiume me kapacitet të plotë, Spanja lejon vetëm 40% pjesëmarrje dhe Serie A italiane 50%.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI