Flash

Momenti ters i Cristiano Ronaldos: largohet para kohe nga stërvitja, dëmtohet në krah

Lapsi.al 25 August 2021
Momenti ters i Cristiano Ronaldos: largohet para kohe nga stërvitja,

Cristiano Ronaldo ka ndërprerë stërvitjen e tij në Continassa para kohe: Portugezi, në fakt, nuk mori pjesë në ndeshjen e kontrollit në fushë. I shoqëruar nga një anëtar i stafit, CR7 arriti në dhomat e zhveshjes pas një goditje në krah të pësuar në një përplasje me Alex Sandron. Sidoqoftë, asnjë shqetësim nuk duket në ambjentin bardhezi: sipas mjekëve nuk është asgjë serioze dhe portugezi do të jetë rregullisht në dispozicion të Allegrit për ndeshjen kundër Empolit.

Sikur të mos mjaftonte pankina në debutimin në kampionat kundër Udineses, me teknikun Allegri që konstatoi se me formën fizike të CR7 nuk ishte e mundur një ndeshje nga fillimi, tani vjen edhe një dëmtimi që, sado i lehtë, do të pengojë rikuperimin e formës së portugezit.

E ndërkohë, në shtatë ditët e fundit të merkatos, diskutimi i transferimit të Cristianos vazhdon me Manchester City, edhe pse gjërat janë të komplikuara. Ronaldo është në librin e pagave të Juves për 57,3 milionë bruto në sezon, shifër monstruoze për arkat bardhezi që City nuk mendon absolutisht ti barazojë, duke e bërë të vështirë akordin me lojtarin. Kësaj i shtohet edhe nevoja e Juves për të marrë një sulmues për ta zëvendësuar: Allegrit i pëlqen Gabriel Jesus, por City nuk ka ndërmend ta lëshojë brazilianin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI