Flash

Real çmend shifrat e merkatos, ofron 160 mln euro për Mbappé. Në Francë të sigurtë: "PSG ka refuzuar"

Lapsi.al 25 August 2021
Real çmend shifrat e merkatos, ofron 160 mln euro për Mbappé.
Një javë nga fundi, merkato e transferimeve ndizet keq. Real Madrid thyen barrierat dhe avancon ofensisën për të marrë Kylian Mbappè, i cili vazhdon të refuzojë rinovimin me PSG dhe kohët e fundit tha se Ligue 1 "nuk është kampionati më i mirë në botë". Siç raportohet nga profili zyrtar në Tëitter i El Chiringuito, gjithmonë shumë afër ngjarjeve në shtëpinë e Real Madrid, klubi i Florentino Perez ka konfirmuar se i ka paraqitur një ofertë prej 160 milionë eurosh Paris Saint-Germain për sulmuesin francez dhe se kishte kërkuar leje për të folur me lojtarin dhe stafin e tij. Përpjekjet e Mbappé, i cili tashmë ka refuzuar të paktën gjashtë propozime për rinovimin në muajin e fundit dhe me të cilin marrëveshja nuk do të ishte problem, po e anojnë peshoren në anën e Madridit. Lajmi vjen vetëm disa orë pasi francezja 'RMC' raportoi se klubi parisien tashmë ishte hapur për mundësinë e shitjes së Mbapés, pas refuzimeve të vazhdueshme të francezit për të rinovuar kontratën që skadon në qershor 2022. Prandaj, Real ka bërë tashmë lëvizjen e parë për të sjellë Mbappén në Casa Blanca këtë verë dhe të mos presë që ai të ishte i lirë me parametër zero pasi të ketë mbaruar ky sezon. E është një lëvizje e rëndë, me vlerë 160 milionë euro. Merkato e transferimeve është ndezur një javë para finishit dhe e ardhmja e shumë emrave të mëdhenj është në rrezik, përfshirë atë të Cristiano Ronaldos, i cili mund të zërë vendin e Mbappe në tridhëmbëshin e PSG me Messin dhe Neymar. NË FRANCË: PSG THOTË JO Lajmi për ofensivën e Real Madridit për Mbappe konfirmohet edhe nga mediat franceze, të cilat shtojnë detaje të tjera. Sipas RMC Sport dhe TF1, në fakt, klubi spanjoll ka paraqitur vërtet një ofertë prej 160 milionësh për sulmuesin francez, por Paris Saint-Germain tashmë e ka refuzuar propozimin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI