Flash

Juventusit nuk i dalin llogaritë: vendoset rritja e menjëhershme e kapitalit me 75 milionë euro

Lapsi.al 25 August 2021
Juventusit nuk i dalin llogaritë: vendoset rritja e menjëhershme e

Shtatëdhjetë e pesë milionë euro menjëherë në arkën e Juventusit. Kjo është ajo që klubi bardhezi njoftoi në fund të takimit të Këshillit të Administrimit. Bordi miratoi rritjen e propozuar të kapitalit, në opsionin deri në një maksimum prej 400 milionë eurosh e "duke patur parasysh disponueshmërinë e aksionerit të shumicës EXOR N.V. për të bërë derdhje likuiditeti në llogari, ka aprovuar kërkesën prej 75 milionë euro për të forcuar kapitalin dhe strukturën financiare të shoqërisë". Këto para do të jenë një paradhënie dhe Asamblea e radhës e jashtëzakonshme e aksionarëve është thirrur për në 29 tetor.

Me llogari të bëra, Exor, pronar i 63.77% të aksioneve të Juventus, do të paguajë 255 nga 400 milionë të parashikuara për rritjen e kapitalit të ardhshëm, por nga këto 75 milionë do të arrijnë në ditët e ardhshme. 180 milionët e tjerë do të mbërrijnë në arkë pas përfundimit të operacioneve, që parashikohen, gjithësesi, deri në fund të vitit 2021.

"Këshilli i Administrimit, duke marrë shkas nga disponueshmëria e aksionerit të shumicë EXOR N.V. për të bërë një pagesë për një rritje të ardhshme të kapitalit, gjithashtu aprovoi të vazhdojë me kërkesën për një pagesë në llogarinë e ardhshme të rritjes së kapitalit nga vetë ortaku për një total prej 75 milionë euro, në mënyrë që të forcojë kapitalin dhe strukturën financiare të shoqërisë në pritje të ekzekutimit të Rritjes së Kapitalit. Pagesa - e cila pritet të kryhet në ditët në vijim - do të përbëjë një paradhënie të shumave të destinuara për lirimin e një pjese të kuotës së Rritjes së Kapitalit që i përket EXOR N.V. dhe do të mbetet përgjegjësia e tij ekskluzive ”, shpjegon Juventus në shënim.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI