Flash

Golat e shënuar: Bayern Mynih shënjestron rekordin botëror, që zgjat prej 82 vjetësh!

Lapsi.al 25 August 2021
Golat e shënuar: Bayern Mynih shënjestron rekordin botëror,

Bayern Munich vazhdon të fluturojë në Bundesligë pas fitores 3-2 në shtëpi kundër Këlnit, në një ndeshje që hyri në histori sepse bavarezët kanë arritur 74 ndeshje zyrtare radhazi duke shënuar të paktën një gol. Rekord europian tani për tani, por Leëandoëski dhe shokët e tij të skuadrës rrezikojnë të tejkalojnë një rekord botëror që i përket River Plate prej 82 vjetësh.

Skuadra, tani e stërvitur nga Julian Nagelsmann, ka bërë më mirë se Santos i Pele mes 1961 dhe 1963 dhe Real Madrid të Cristiano Ronaldos mes 2016 dhe 2017: që kanë shkuar në gol për 73 ndeshje radhazi. Tani bavarezët duhet të shënojnë 22 gola - minimumi - në të njëjtin numër ndeshjesh, për të arritur Millonarios në krye të klasifikimit. Fillimisht ata duhet të kalojnë San Paolon, një klub që ka koleksionuar 82 ndeshje me të paktën një gol të shënuar mes viteve 1930 dhe 1933.

Nga tani deri në fund të vitit, kampionët në fuqi do të luajnë Kupën e Gjermanisë, 15 ndeshje të Bundesligës dhe gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve për të arritur një ngjarje historike të paprecedent në këtë shekull. Hera e fundit që Bayern mbeti pa shënuar ishte më 9 shkurt 2020: një 0-0 në shtëpi kundër Leipzig. 563 ditë më parë!

31 herë fituesit e kampionatit gjerman, deri në fund të vitit 2021, mund të tejkalojnë kryesimin e River të udhëhequr nga José Manuel Moreno. Argjentinasit shënuan në 96 ndeshje radhazi: një seri që filloi pas një humbje 1-0 kundër Huracán më 6 shtator 1936 në transfertë dhe përfundoi pothuajse tre vjet më vonë! Më 11 qershor 1939, në fakt, ata humbën në kampionat 2-0 në derbin me Boca Juniors. Në atë hark kohor, 72 fitore, 13 barazime dhe 11 humbje. Pika referuese e ekipit ishte Charro Moreno, autor i 77 prej 316 golave të shënuar nga River, i cili në ato tre vjet fitoi gjashtë tituj.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI