Flash

'Zonja e tatuazheve' i përgjigjet auludimeve se e mban futbollisti i Milan: “Theo, nuk ka financuar asnjë cent”

Lapsi.al 25 August 2021
'Zonja e tatuazheve' i përgjigjet auludimeve se e mban

Raportet intime me futbollistët nuk është e thënë të jenë për interes. Kjo është ajo që ka dashur të tregojë Zoe Cristofoli, e cila ka marrë disa kritika në mediat sociale nga ndjekës të saj, të cilët e akuzojnë se ishte financuar nga i dashuri i saj, futbollisti i Milan, Theo Hernandez.

Pasi hapi një studio tatuazhesh, Zoe Cristofoli, e apasionuar e përjetshme pas tyre, sic e dëshmon edhe trupi i saj, i është dashur të mbrohet nga kritikat e ardhura në mediat sociale nga ndjekës të saj, të cilët e akuzuan atë se ishte financuar nga Hernandez, duke e bërë atë të reagojë menjëherë.

Kjo është përgjigja e Zoe: "Theo nuk ka financuar asnjë qindarkë. Duhet të kesh turp me këtë koment injorant dhe arrogant. Ky është një projekt i imi me 2 ortakë të mrekullueshëm. Një ëndërr e realizuar dhe i dashuri im është vetëm mbështetja ime".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI