Flash

'Thyhet' Kristali, 6 muaj jashtë: "Kam pësur dëmtimin më të rëndë në karrierë"

Lapsi.al 25 August 2021
'Thyhet' Kristali, 6 muaj jashtë: "Kam pësur

Pikërisht kur u duk se gjeti ekuilibrin për tu rikthyer protagonist, gjërat komplikohen për sulmuesin anësor shqiptar Kristal Abazaj. Pas disa aventurave të pasuksesshme, prej 1 sezoni, ish-lojtari i Skënderbeut është pjesë e skuadrës turke të Istanbulsporit. Në klubin turk Abazaj u rikthye në formë (aty luan edhe Eduard Rroca), por pas dy ndeshjeve si titullar në startin e sezoni të ri, gjërat për 25 vjecarin janë vështirësuar nga një dëmtim i rëndë në ligamentet e gjurit.

Abazaj do të mungojë deri në 6 muaj në fushat e blerta, për shkak të atij, që vetë futbollisti në rrjetet sociale, e ka cilësuar si dëmtimin më të rëndë në karrierë: "Ditën e djeshme në stërvitje pësova dëmtimin më të rëndë të karrierës time si futbollist. Pas disa vizitave doli përgjigja që kam këputur ligamentin në gjurin e djathë. Ky dëmtim do më marrë kohë, por jo dëshirën, forcën e vullnetin për tu rikthyer më i fortë se kurrë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI