Flash

Leonardo bllokon akoma Mbappe e sulmon Real Madrid: "Janë sjellë si ilegalë, po luajnë një strategji të pisët"

Lapsi.al 25 August 2021
Leonardo bllokon akoma Mbappe e sulmon Real Madrid: "Janë sjellë

"Oferta zyrtare e Real Madridit është shumë larg asaj që ne duam për Kylian". Drejtori i PSG-së Leonardo ka konfirmuar refuzimin e propozimit të merenguesëve për Mbappé -në dërguesit. "Nuk i konfirmoj shifrat, por është mbi 160 milionë - vazhdoi ai - është më pak se sa kemi paguar për të në 2017, por ata vepruan duke treguar mungesë respekti. Ne bëmë gjithçka për ta bërë Mbapé të qëndrojë me ne. Ne nuk ndalojmë askënd, nëse dikush dëshiron të largohet dhe kushtet tona janë plotësuar, do të shohim".

Leonardo nuk heziton të jetë ofensiv ndaj Real Madrid: "Për propozimin e mbërritur ne u përgjigjëm jo verbalisht dhe nuk planifikojmë të flasim me ta, nuk kemi marrë një ofertë të re - tha drejtori i PSG - Kjo ofertë, shtatë ditë nga përfundimi i merkatos së transferimit, duket si një strategji e pisët e Real Madrid për të marrë një 'jo' nga ne, dhe pastaj të thonë se provuan gjithçka dhe, më pas, ta marrin lojtarin në një transferim falas pas një viti. Por prej dy sezonesh Real ka një sjellje mosrespektuese, të padrejtë dhe madje ilegale, nga momenti që nuk ke të drejtë të kontaktosh drejtpërdrejt një lojtar nën kontratë. Kjo është e papranueshme".

E në lidhje me lojtarin: "Ne kurrë nuk donim që ai të largohej, as nuk e imagjinonim. Ky ishte objektivi ynë e është akoma edhe sot. Ne i bëmë një ofertë Kylian dy muaj më parë në të njëjtin nivel si më të mirët e skuadrës. Që atëherë është formuluar një edhe më i lartë. Pozicioni i klubit ka qenë gjithmonë të rinovojë kontratën e Kylian, i cili gjithmonë ka premtuar se nuk do të largohet nga klubi me parametër zero, kështu që me siguri nuk mund të themi se jemi të kënaqur me këtë situatë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI