Alkooli dhe depresioni, një kombinim që kurrë nuk premton asgjë të mirë. Edhe për lojtarët, siç dëshmohet nga historitë e shumta të kampionëve që ranë në tunelin e shisheve dhe shkatërruan karrierën e tyre. George Best, Paul Gascoigne, Fabian O'Neill, Adriano, emrat e famshëm nuk mungojnë. Por cështja është se shumë profesionistë të futbollit kanë folur për problemet e tyre në këtë drejtim dhe shumë të tjerë që kurrë nuk janë konsideruar alkoolistë të vërtetë, shpesh kanë lënë të kuptohet se në momente të caktuara të karrierës së tyre kanë rënë pre e pijes.

Është e vështirë të flasësh për gjëra të tilla kur luan, sepse do t'i vendoste në një situatë mjaft të komplikuar, si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo personale. Megjithatë, sipas Hintereggerit, austriakut që luan për Eintracht Frankfurt, ka shumë kolegë që kanë probleme të ngjashme. Ai vetë ndonjëherë është kapur në situata të tilla, por shpjegoi se atij vetëm se i pëlqen të argëtohet, ndryshe nga dikush që bëhet një alkoolist i vërtetë. Siç raportohet nga Bild, mesfushori e ka bërë të ditur këtë gjatë programit "Sport und Talk aus dem Hangar 7", madje duke dhënë edhe një përqindje. "Shumë futbollistë profesionistë janë bërë të varur nga alkooli ose janë shembur plotësisht. Ndoshta janë rreth një e treta. E ky është një numër i frikshëm, sepse është diçka për të cilën askush nuk flet kurrë në karrierën e tyre."

Një spot i vërtetë për thënien se paraja nuk sjell lumturi, përkundrazi... "Sa më shumë para ke, aq më shumë rriten shqetësimet. Dhe sa më shumë stresohesh, aq më i pakënaqur bëhesh. Ka momente të ndërlikuara, në të cilën mund të përfundosh në një situatë ku je në gjendje shumë të keqe dhe ke nevojë për ndihmë". Jo shumë e bëjnë këtë dhe, sipas austriakut, situata është e destinuar të përkeqësohet pikërisht për shkak të çështjes ekonomike. "Në futboll ka shumë para dhe kjo është arsyeja pse për mua do të jetë gjithmonë një nga bizneset më të shëmtuara në botë." Jo saktësisht një deklaratë dashurie e Hinteregger për sportin, përfaqësuesi i të cilit është...