Flash

Prapaskenat e reja të dhunës në Allianz Riviera: OM ka një dosier kundër trajnerit të Nice

Lapsi.al 25 August 2021
Prapaskenat e reja të dhunës në Allianz Riviera: OM ka një

Nice-Olympique Marseille, e ndërprerë të dielën e kaluar pas sherrit masiv, nuk ka ende një fitues edhe pas mbledhjes së parë të Komisionit të disiplinës së Ligës kombëtare Profesioniste: parashikimi është se do të duhen dy ose tre javë për të pasur një rezultat. Ndërkohë, të dy klubet po mprehin armët. O.M. duket se po punon mbi Christophe Galtier, trajneri i Nice, të paktën sipas gazetës sportive L'Équipe. Pasi u përpoq të qetësonte disa protagonistë si spanjolli gjaknxehtë Alvaro, trajneri i Nice ka pasur një problem me David Friio, drejtorin teknik të Marseille, me tuta të zeza dhe me maskë.

Në një video të xhiruar nga një spektator në Allianz Riviera dhe e transmetuar në rrjetet sociale të martën pasdite, trajneri i Nice (me bluzë të bardhë) shihet duke marrë brutalisht nga zverku drejtuesin e Marseille. Në një dosje tjetër, klubi marsejez ka siguruar imazhe të tjera që tregojnë anësorin e Nice, Justin Kluivert duke sulmuar Gallé Baldé, para se ky i fundit ta godiste atë disa herë. Përballë kësaj situate të paprecedentë, pronari amerikan i Olympique de Marseille, Frank McCourt ka mbështetur presidentin e klubit Pablo Longoria, duke miratuar "vendimin e tij për të lënë fushën" pasi tifozët e Nice pushtuan fushën.

Nice gjithashtu mban pozicionin e saj. Klubi kuqezi dënoi, në një njoftim për shtyp, hedhjen e shisheve që ndezën sherrin në Nice-Marseille, por gjithashtu e konsideruan si "pikën pa kthim qëndrimin e papërgjegjshëm të disa anëtarëve të klubit të Marseille". Në deklaratën e tij, klubi nënvizon në mënyrë të veçantë "papërgjegjshmërinë e dy lojtarëve të OM (Dimitri Payet dhe Alvaro Gonzalez) të cilët humbën kontrollin duke synuar spektatorët në distancë të afërt, si dhe atë të një asistenti të Jorge Sampaoli (trajneri i OM) i cili kaloi fushën për të sulmuar dhe nxjerrë jashtë luftimit një tifoz, i cili sigurisht nuk duhej të ishte në fushë, por që është akoma i shtruar në spital”. Nice gjithashtu deklaron se dy lojtarët e tyre, sulmuesi holandez Justin Kluivert dhe mbrojtësi francez Jean-Clair Todibo ishin "sulmuar hapur nga një anëtar i sigurisë së Marseille". Klubi flet për "provokimet dhe ekzagjerimet nga disa lojtarë të Marseille në pjesën e parë" që i konsideron "vendimtare këto sjellje në rrjedhën e ngjarjeve të mjerueshme".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI