Flash

Shpenzon avantazhin e dyfishtë, Monaco eleminohet në shtesë: në grupet e Champions Shakhtar, Salzburg e Sheriff

Lapsi.al 25 August 2021
Shpenzon avantazhin e dyfishtë, Monaco eleminohet në shtesë:

Monaco flirtoi gjatë me kualifikimin në fazën e grupeve, por në fund shpenzoi avantazhin e dyfishtë të pjesës së parë në Ukrainë dhe në shtesë me një autogol të Aguilar, lejoi Shakhtar Donetsk të arrijë grupet e Champions League. Dygolëshi i Ben Yedder në minutën e 18 dhe 39 përmbysi humbjen në shtëpi të ndeshjes së parë dhe iluzionoi francezët. Marlos 16 minuta nga fundi e coi ndeshjen në shtesë, ku vendosi autogoli i Aguilar. Salzburg fluturon në fazën e grupeve të Champions League. Në kthimin e playoff, austriakët, të fortë në 2-1 e ndeshjes së parë, fituan me të njëjtin rezultat edhe në kthim, duke mundur në Danimarkë Brondby me golat e Sesko (4') e Aaronson (10'): i kotë goli në minutën e 62' i Maxso. Pjesëmarrja e parë historike për një skuadër moldave: është Sheriff Tiraspol, skuadër që e nisi aventurën duke mposhtur Teutën në raundin e parë, që pas 3-0 në shtëpi barazon 0-0 në Kroaci e eleminon Dinamo Zagreb.

CHAMPIONS LEAGUE - QUALIFICATION

Broendby IF 1 - 2 FC Salzburg

Dinamo Zagreb 0 - 0 FC Sheriff

Shakhtar Donetsk 2 - 2 Monaco

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI