Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Video/ Everton i bën nder 'kushërinjve' të Liverpool: fitore me përmbysje e United i prish festën City

Lapsi.al 9 May 2021
Video/ Everton i bën nder 'kushërinjve' të Liverpool:

Nuk është ende koha për festim për Manchester City: 'kushërinjtë' e United mundën Aston Villa 3-1 dhe mbajnë të hapur garën për titullin e Premier League, të paktën në letër. Goli i Traore në minutën e 24 nuk është i mjaftueshëm për Villans: Bruno Fernandes me penallti (52'), Greenwood (56') dhe Cavani (87 ') kompletojnë kthimin fitues të Djajve të Kuq, të cilët kthehen në -10 nga kreu. Në ndeshjet e tjera, Wolverhampton mundi Brighton 2-1, ndërsa Everton triumfon në shtëpinë e West Ham, duke i bërë nder Liverpool që me një fitore të futet në zonën e Europa League.

Në fillim tronditja, pastaj rikthimi për një fitore që shtyu më tej festën e 'kushërinjve': Manchester United fundos Aston Villa në transfertë, pas një nisje aspak të mirë, e të paktën nga këndvështrimi i aritmetikës mban të hapur kampionatin anglez. Villans, të cilët nuk luftojnë për asgjë duke qenë larg nga zona e Evropës, e nisën ndeshjen me personalitet dhe goditën në të 24' duke përfituar nga një gabim në ndërtimin nga poshtë të Djajve të Kuq: avantazhin e firmosi Bertrand Traoré, që nuk i la asnjë mundësi Henderson. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer e patën të vështirë të organizohen dhe në pjesën e parë nuk e shqetësuan kurrë Emiliano Martinez.

Sidoqoftë, trajneri norvegjez nuk bën asnjë ndryshim pas pushimit dhe shpërblehet në minutat e para të pjesës së dytë: në të 52’ Bruno Fernandes transformoi penalltinë e barazimit, të akorduar për një faull të Douglas Luiz ndaj Pogba, katër minuta më vonë Mason Greenwood mori topin nga Wan-Bissaka me shpinë nga porta, shmangu mbrojtësin në markaturë dhe mundi portierin. United mbylli historinë me golin e tretë të Edinson Cavani, i cili shënon me kokë 3-1 në minutën e 87. Manchester United kthehet në -10 me katër ndeshje për të luajtur, flaka e shpresës është e dobët por mbetet e ndezur.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Wolverhampton Wanderers 2 - 1 Brighton & Hove Albion

Aston Villa 1 - 3 Manchester United

West Ham United 0 - 1 Everton

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI