Flash

FOTO/ Festa e Bayern Mynih: titulli i 9 radhazi në Bundesligë legjitimohet me 6 gola

Lapsi.al 9 May 2021
FOTO/ Festa e Bayern Mynih: titulli i 9 radhazi në Bundesligë

Bayern Mynih konfirmohet si kampion i Gjermanisë edhe pa zbritur ende në fushë. Skuadra e Hans-Dieter Flick fitoi matematikisht titullin si rezultat i disfatës së pësuar nga Leipzig ndaj Borussia Dortmund për 3-2 në javën e 32 të Bundesligës (mbeten edhe dy raunde për t'u luajtur).

Ky është titulli i 31 në historinë e klubit bavarez, që është ende kampion Europe dhe bote për klube në fuqi, i nënti radhazi. Bavarezët festuan me një fitore tenistike ndaj Borussia Moenchengladbach (6-0): protagonist i madh Lewandowski, autor i një tregolëshi (një me penallti). Shënuan emrin në listën e shënuesve më pas edhe Muller, ish lojtari i Juventusit Coman dhe Sané. Një sezon i jashtëzakonshëm për Robert Lewandowski, që ka arritur në vijën e finishit me 39 gola të shënuar në kampionat: Këpuca e Artë, në fakt, është e tij.

Pas 6 golave në fushë, ka nisur edhe festa bavareze, që ishte edhe një lloj përshëndetje me teknikun Flick, që e ka mbyllur si kampion aventurën tek Bayern, përpara se të kalojë në krye të Kombëtares së Gjermanisë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI