Flash

Video/ Fitore e 'dhuruar': Musta ndëshkon gabimin e Apolonisë

Lapsi.al 8 May 2021
Video/ Fitore e 'dhuruar': Musta ndëshkon gabimin e

Nuk kishte alternativë tjetër vec fitores dhe Laci kthehet në shtëpi me një gol të shënuar e tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, duke kapërcyer në renditje Vllazninë. Një ndeshje ku kurbinasit dominuan por para portës shfrytëzuan vetëm një 'dhuratë' të prapavijës fierake, duke shënuar golin vendimtar me Mustën në fillimin e pjesës së dytë.

Në “Loni Papuçiu” mjafton edhe një gol, për të dalë me tre pikë nga një përplasje e vuajtur, që në fund i buzëqesh të besuarve të Shpëtim Duros. Apolonia e rënë nga kategoria provoi të bënte një tjetër përfaqësim dinjitoz dhe ia doli, pavarësisht se bardhezinjtë krijuan më shumë raste. Ajo traversë e goditur nga Jeboah mund të bënte diferencën, ashtu si edhe rastet në të cilat kurbinasit pretenduan 11 metërsh.

Ishte Emiljano Musta, ai që vendosi sfidën. Futbollisti i skuadrës bardhezi, arriti të përfitonte nga një gabim në mbrojtje i fierakëve, në minutën e 48, duke i siguruar 3 pikët vendimtare skuadrës laçiane, që vazhdon të mbajë nën presion kreun. Me këtë fitore Laçi u ngjit në kuotën e 56 pikëve, ndërkohë që Apolonia mbyll tabelën me 20 pikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI